Besmir Bojku vazhdon të mbetet pjesë e skuadrës së Struga Trim Lum…
Struga Trim Lum dhe Besmir Bojku janë dakorduar për zgjatjen e kontratës, duke e lidhur atë me ekipin e vendlindjes deri më 30 qershor të vitit 2028.
Falë vullnetit dy palësh, marrëveshja u realizua shumë shpejtë, ashtu që Bojku vazhdon të mbetet pjesë e projektit të ri të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Bojku skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2021. Që nga atëherë Bojku me petkun e Struga Trim Lum ka zhvilluar plotë 133 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 6 gola dhe 16 asistime.
Vazhdimi i bashkëpunimit është një dëshmi e besimit që FC Struga ka te cilësitë e Bojkut, që tashmë 5 vite luan rolin e liderit në pjesën defanzive të mesfushës.
Ky bashkëpunim shpresojmë të sjellë vetëm suksese që do ju gëzohemi së bashku.



















