Besart Krivanjeva pjesë e Struga Trim Lum ishte për dy vite e gjysmë, duke regjistruar plotë 90 ndeshje me petkun e skuadrës tonë…
Struga Trim Lum njofton se Besart Krivanjeva nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Me skadimin e kontratës, e njëjta nuk u vazhdua, pavarësisht bisedimeve që kishim.
Krivanjeva skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua janarin e vitit 2023, duke regjistruar emrin e tij në historinë e skuadrës, pasi bashkë fituam dy titujt kampion, ndërsa i njëjti ishte edhe pjesë e dy finaleve të Kupës.

NDESHJET
Gjithsej 90 ndeshje zhvilloi Krivanjeva me petkun e Struga Trim Lum, 12 prej të cilëve në garat europiane.
Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në vijën e fundit të mbrojtjes, duke treguar profesionalizëm dhe shumë përkushtim gjatë paraqitjeve të tij me skuadrën tonë.
Ndaj shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të njëjtin për gjithë atë që kishte treguar brenda këtyre dy viteve e gjysmë sa ishim bashkë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij profesionale.