KOMUNIKATË ZYRTARE | MAUDO JARJUE

Maudo Jarjué nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum…

Struga Trim Lum njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin, Maudo Jarjué.

Mbrojtësi 28-vjeçar nga Gambia skuadrës tonë iu bashkua shkurtin e vitit 2025, kur erdhi nga ekipi norvegjez i Sandefjord, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për gjatë qëndrimit të tij te Struga Trim Lum.

Sezonin që lamë pas, Maudo regjistroi 24 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. I njëjti njëherit kishte realizuar golin e parë për Struga Trim Lum në ndeshjen kundër Makedonija GJ.P., ndërsa një tjetër gol kishte realizuar edhe kundër Sileksit.

Struga Trim Lum e falënderon Maudo Jarjué për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së kaluar bashkë, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.