Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Struga Trim Lum, duke pasuar në këtë post Ilço Gjorgjioskin…
Klubi i Futbollit Struga Trim Lum njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës “bardhekuq”.
Pas një eksperience të gjatë si futbollistë i spikatur, e më pas edhe si trajner, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë.
Shkëmbi është një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptarë, teksa i njëjti së fundmi në dy periudha të ndryshme drejtonte një ndër skuadrat më të mëdha në Shqipëri, KF Tiranën.
Pasi shkëputi kontratën me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare, Shkëmbi te Struga Trim Lum vjen për të nisur një rrugëtim të ri dhe më afatgjatë, ku pritet të ndërtojë një skuadër që do të luaj një rol të rëndësishëm në futbollin vendor brenda disa viteve.

DETAJE RRETH KONTRATËS DHE STAFIT TEKNIK
Me strategun korçar kemi arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai ka vendosur që si ndihmës të ketë edhe Sabien Lilajn, një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptarë, që gjithashtu ishte pjesë e Skënderbeut të famshëm.
Sa i përket pjesës tjetër të stafit të trajnerëve, ai mbetet thuajse i njëjtë me Meriton Gegën dhe Dejan Leskaroskin që gjithashtu do të luajnë rolin e ndihmësve, Stefan Meçkarovski do vazhdojë të bëjë punën e trajnerit kondicional, derisa Dardan Miftari mbetet trajner i portierëve.

KARRIERA E BLEDI SHKËMBIT
Shkëmbi, është një emër i njohur në futbollin shqiptarë, pasi i njëjti fillimisht kishet shkëlqyer me Skënderbeun si futbollistë, duke qenë lideri i asaj gjeneratë të artë që shpallej për 6 vite kampion, ndërsa gjithashtu kishte shkëlqyer edhe në garat europiane, duke kapur grupet e Liga Europa.
Ndryshe, Shkëmbi në karrierën e tij si trajner në dy periudha të ndryshme së fundmi kishte udhëhequr Tiranën, derisa në Shqipëri gjithashtu kishte drejtuar edhe skuadrat si, Teuta dhe Dinamo City, ndërkohë në Kosovë, Lirinë dhe FC Ballkanin.
Ai në dy periudha të shkurtëra kishte drejtuar edhe ekipet e të rinjëve të Kombëtares shqiptare, atë U17 dhe U19, ndërsa 45-vjeçari tashmë për herë të parë do të provojë veten edhe në Maqedoni, si kryetrajner i Struga Trim Lum.
Të gjithë te klubi i Struga Trim Lum, Shkëmbit dhe stafit të tij, i’u urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët!