Sipas parashikimeve të mjekëve, kapiteni ynë jashtë fushave të futbollit do të jetë nga 4-6 javë….
Bunjamin Shabani ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në supin e djathtë. Kapiteni ynë kishte dëmtuar klavikulën në ndeshjen kundër AP Brera, ndërsa pas konsultimeve me mjek profesionistë të kësaj lëmie, u vendos që i njëjti ti nënshtrohet operimit.
Gëzon fakti se operacioni kaloi me sukses, ndërsa i njëjti tashmë do t’i nënshtrohet një faze rehabilitimi dhe një programi të specializuar rikuperimi.
Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në fushë, pasi gjithçka do të varet nga faza rikuperuese.
Sipas parashikimeve të mjekëve, Shabani jashtë fushave do të jetë nga 4-6 javë.