Kapiteni Shabani flet në prag të takimit me Vardarin

E mërkura sjellë ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e Parë. Skuadra jonë do të udhëtojë drejt Shkupit, për tu përballur me Vardarin. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin kryesor pranë FFM-së.

Kapiteni Bunjamin Shabani thotë se ekipi ynë nuk ka të drejtë gabimi, si në këtë ndeshje, ashtu edhe në ndeshjet që na presin deri në fund të vitit.

““Jemi të përgatitur maksimalisht për këto ndeshjet e mbetura, duke filluar që ndeshjen kundër Vardarit  nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por neve nuk na lejohen gabime dhe do bëjmë maksimumin që të marrim fitore në ndeshjet që na kanë ngelur”– tha fillimisht Bunjamin Shabani, i cili thotë se Struga Trim Lum për momentin ka skuadër më cilësore dhe se pikërisht kjo pritet të vendos fituesin e takimit.

“Kemi skuadër shumë cilësore në përgjithësi, edhe atë do të thoja në të gjitha repartet. Mendoj se përparësia jonë në këtë duel është në kualitetin e ekipës” – deklaroi Shabani, i cili gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Struga Trim Lum. Në mungesë të golit, kapiteni ynë ka dhuruar tre asistime, duke qenë një figurë shumë e rëndësishme dhe një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Shpëtim Duro.

Shabani nesër kundër Vardarit pritet ta zhvillojë ndeshjen e tij të 15-të, dhe të 5-tën me fanellën e Struga Trim Lum.