INTERVISTË | Vlajkoviç flet në prag të sfidës derbi me Gostivarin

Mbrojtësi i krahut të djathtë Nikolla Vlajkoviç ka folur në prag të takimit derbi ndaj Gostivarit, që në program është nesër me fillim në ora 16:00 në stadiumin e qytetit të Strugës…

www.fcstruga.com

Gostivari do të jetë kundërshtari ynë i rradhës në kampionat, aty ku vijojmë luftën për një vend që siguron Europën. Pikërisht kundërshtari ynë i nesërm, është një ndër rivalët tonë në këtë udhëtim, e ku besojmë se mund t’ia dalim, bazuar në formën momentale të skuadrës, por edhe dëshirën e flaktë të lojtarëve tanë për të dëshmuar veten dhe epitetin e kampionit.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe aspak e lehtë kundër skuadrës së Gostivarit, që janë në ngritje të formës.” – u shpreh fillimisht mbrojtësi i krahut të djathtë, Nikolla Vlajkoviç,dëshira e të cilit është që skuadra të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të kap ato pozita, që njëherit i kemi edhe si objektiv.  

“Posedojnë futbollistë të mirë, megjithatë neve duhet të shohim para dhe të respektojmë urdhërat e trajnerit. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer, jemi në formë të mirë, ashtu që pres të vazhdojmë serinë e fitoreve.” – thotë Vlajkoviç, që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë në ndeshjen e nesërme ndaj Gostivarit.

“Shpresoj të jetë kjo një ndeshje kualitative dhe se do të arrijmë deri tek fitorja, kuptohet nëse do të jemi maksimalisht të fokusuar për gjatë 90-të minutave lojë, ashtu siç ishim edhe në ndeshjet paraprake” – u shpreh mbrojtësi ynë i djathtë, i cili ka edhe një kërkesë për tifozët strugan.

“Shfrytëzojë rastin të ftoj edhe tifozët tanë, që të jenë në numër sa më të madh, për të na dhënë krah ashtu siç ata dinë.” – përfundoi intervistën Vlajkoviç, i cili ka hyrë në vitin e dytë, si pjesë e skuadrës tonë.

Ai këtë edicion në 18 ndeshje që ishte prezent, ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, ndërsa në nivelin e duhur, kur janë në pyetje asistet, ishte edhe në ndeshjen e fundit në Shkup, kundër Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër në fund kishim regjistruar fitore minimale 1:0.

Pas “romantikëve”, Gostivari do të jetë kundërshtari ynë i dytë i drejtëpërdrejtë, me të cilët do të luftojmë për pozitat që sigurojnë Europën.