INTERVISTË | Trajneri Gjorgjioski flet pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës

Ndeshja e dytë, fitorja e parë e trajnerit Ilço Gjorgjioski në krye të Struga Trim Lum. Para djemve tanë “bardhekuq”, sot në Strugë u dorëzua lideri aktual Shkëndija….

wwww.fcstruga.com

Fitorja 3:0 ndaj Shkëndijës ka lënë të kënaqur trajnerin Ilço Gjorgjioski, të cilit nuk iu nevojit shumë kohë për të regjistruar fitoren e parë si kryetrajner i Struga Trim Lum. Ishte kjo vetëm ndeshja e dytë e strategut 53-vjeçar në krye të skuadrës tonë, që sot luajti me stil kampioni, duke mposhtur pa shumë probleme liderin aktual të Ligës, Shkëndijën.

Vetë Gjorgjioski thotë se ishte kjo një fitore e madhe, duke pasur parasysh se përballë kishim skuadrën ndoshta më në formë të momentit në Ligën e Parë.

🎙️ INTERVISTA: Ilço Gjorgjioski

Fitore e madhe ndaj një Shkëndije të fuqishme. Çfarë peshe ka kjo fitore për ju personalisht, por edhe për skuadrën e Struga Trim Lum?

🗣️“Sigurisht që është një fitore e madhe, ndoshta ndaj ekipit më në formë për momentin në kampionat, ashtu që vlen shumë për ne, pas asaj disfate, ja tani do e them, jo me fat në Kratovë, që e humbëm për shkak të disa gabimeve individuale, dhe të cilat besoj se nëse nuk do të ndodhnin do ta fitonim ndeshjen, mirëpo kjo është kjo, shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Sot kundër Shkëndijës dëshmuam se jemi një skuadër e mirë, një skuadër kampione dhe se kemi vërtetë individ të jashtëzakonshëm, të cilët nëse vihen në funksion të klubit dhe nëse arrijmë ta bëjmë kompakt, ashtu siç ishte sot, mendoj se në çdo ndeshje të shkojmë për fitore.”

Kjo fitore vjen mu në momentin e duhur, pas atyre tre disfatave. Mendoni se kemi forcë për të kapur ritmin me ekipet fituese?

🗣️…”Unë mendoj se kemi një super skuadër, ndërsa sa i përket asaj nëse do kapim skuadrat е kreut, do të tregojë koha. Neve do luajmë ndeshje për ndeshje, pra për çdo ndeshje të rradhës, ndërsa fundi i kampionatit do të tregoj se si do të jetë fundi.” 

Bëtë disa ndryshime në formacion, mendoni se ky formacion është ai  ideali, apo ndoshta në këtë vendim të juajin ka ndikuar edhe kundërshtari?

🗣️“Zhvilluam 3-4 ndeshje në një periudhë të shkurtër dhe një pjesë e futbollistëve ishin të lodhur, atë lodhje të disa prej futbollistëve e pamë edhe në ndeshjen ndaj Sileksit, gjithashtu edhe pas analizës  para ndeshjes me Shkëndijën, sollëm vendim që duhet të bëjmë disa ndryshime, të freskojmë ekipin, që të mundemi të përgjigjemi me vrap në këtë ndeshje derbi dhe kjo u tregua si vendim i duhur.

Çfarë mund të presim në pjesën e tretë të kampionatit, ku edhe definitivisht nuk kemi shumë hapësira për të bërë gabime?

🗣️“Mund të presim punë, mund të premtoj punë, disciplinë, rend,  mund të presim që në çdo ndeshje të futemi të luajmë futboll meshkujsh, luftarak dhe të luajmë për fitore.