E diela na servon ndeshjen e javës së 23-të kundër fqinjëve të Voska Sport. Si zakonisht në prag të ndeshjeve kampionale, për faqen tonë zyrtare ka folur trajneri, Ilço Gjorgjioski….
Fitorja ndaj Shkëndijës në mesjavë, ka ndikuar shumë në atmosferën pozitive në klub, ashtu që me shumë optimizëm, skuadra pret edhe ndeshjen e nesërme kundër Voska Sport, që do ta zhvillojmë sërish para tifozëve tanë.
Besojmë se ata do të jenë forca shtesë e skuadrës, që nesër do të tentojë të regjistrojë fitoren e 11-të kampionale.
🎙| INTERVISTA me trajnerin Ilço Gjorgjioski
Pas fitores ndaj Shkëndijës, atmosfera në klub shohim se është në nivelin e duhur. Mund të presim një atmosferë të këtillë edhe pas ndeshjes me Voska Sport?
- Në pjesën më të madhe ajo varet nga futbollistët, ne e përgatisim ndeshjen, tregojmë se si duhet të luajnë në aspektin taktik, në fund të fundit janë ata që duhet të dalin në fushën e blertë dhe ti realizojnë taktikat dhe gjitha detyrat në terren. Unë jam i sigurtë se nëse ndodh një gjë e tillë, nëse kemi qasje të drejtë të ndeshjes, nëse futemi si në ndeshjen me Shkëndijën, mund të arrijmë deri te rezultati i volitshëm.
A jeni gati për ndeshjen e së dielës, dhe ku e shihni epërsiënë e skuadrës tonë ndaj kundërshtarit?
- Përparësia është terreni vendas, para së gjithash pra terreni vendas është përparësi, cilësitë e futbollistëve tanë janë përparësi, edhe njëherë do ta përsëris, na duhet një qasje si ajo në ndeshjen kundër Shkëndijës, luftë për çdo top, luftë në çdo duel, dhe besoj se do të jetë mirë.
Edhe pse në renditjen tabelare nuk qëndrojnë mirë, Voska Sport, ka një skuadër solide, ndërsa mbi të gjitha është kjo një ndeshje mes dy skuadrave fqinje. A nënkupton kjo që në ndeshje të këtilla duhet të jemi shumë të kujdesshëm?
- Derbi mes fqinjëve, Voska Sport ka një skuadër cilësore, në këtë pjesë pranverore dëshmuan se mund të befasojnë dhe befasuan shumë nga ekipet, dhe të gjithë luajtën ndeshje shumë të rënda kundër Voska Sport, d.m.th asnjë ndeshje nuk e humbën në mënyrë të lehtë, kanë 4-5, mund të themi edhe 6 futbollistë cilësor, që do i dëshironte çdo skuadër në ligën tonë dhe gjithsesi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mirëpo në anën tjetër, besoj në kualitetet që posedojmë, besojmë tek futbollistët tanë dhe besoj se do dinë t’ia dalin në ndeshjen e nesërme.