INTERVISTË | Besmir Bojku flet para përballjes së nesërme me Sileksin

Java e 29-të na sjellë një përballje tjetër shumë të vështirë, atë kundër Sileksit në Kratovë. Në 5 ndeshjet e fundit, ndaj tyre kemi vetëm një fitore, ashtu që nesër duhet bërë çmos për ti dhënë fund edhe ecurisë negative prej 3 disfatave të njëpasnjëshme…

www.fcstruga.com

Kualifikimi në finalen e madhe të Kupës në mesjavë, ka ndikuar shumë pozitivisht te grupi i lojtarëve tanë, që me shumë optimizëm dhe pa shumë ngarkesë e mirëpresin ndeshjen e rradhës në kampionat.

Sileksi, do të jetë ekipi ynë kundërshtarë, ndërsa besojmë se ky është momenti për i mirë për ti dhënë fund serisë negative ndaj tyre.

“Pas kualifikimit në finalen e madhe të Kupës, atmosfera në skuadër është në nivelin e duhur. Shpresoj që kjo atmosferë të ndikojë pozitivisht edhe në ndeshjet kampionale, duke filluar që nga ndeshja e nesërme me Sileksin” – shprehet Besmir Bojku.

“Sileksi është një skuadër shumë cilësore. Ata dinë se çfarë duan në çdo moment të ndeshje dhe jo më kot janë aty ku janë për momentin në tabelën e klasifikimit, në vendin e dytë, menjëherë pas Shkëndijës. E dimë se do ta kemi të vështirë, megjithatë ndeshjet e fundit e kemi dëshmuar se mund të përballemi ndaj çdo kundërshtari, ashtu që nesër besoj se nga Kratova do të rikthehemi me 3 pikë, duke i dhënë fund serisë negative ndaj kësaj skuadre” – u shpreh Besmir Bojku.

Ndaj Sileksit nuk fitojmë tashmë 4 ndeshjet e fundit me rradhë, ndërsa për të ndërprerë këtë seri, Bojku thotë se gjithë lojtarët do të duhet të japin maksimumin, ndërsa gjithashtu do të duhet ti zbatojnë me përpikshmëri detyrat e dhëna nga ana e stafit teknik.