Sezoni aktual po rezulton të jetë më i suksesshmi për Hogan Ukpa, prej kur se i njëjti i është bashkuar skuadrës tonë. Një fakt i këtillë e gëzon tej mase nigerianin, dëshira e të cilit është që këtë vit në Strugë të sjellim së bashku trofeun e Kupës…
Hogan Ukpa po zhvillon sezonin e tij të tretë me fanellën e Struga Trim Lum. Ai skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga skuadra letoneze e FK Liepaja, ndërsa sezoni aktual po rezulton të jetë më i suksesshmi për të në aspekt të të dhënave statistikore.
Mesfushori përveç këtij fakti, foli edhe për shumë gjëra tjera, përfshirë këtu edhe Kupën dhe gjasat që ky trofe të përfundojë në Strugë, pas dy titujve kampion.

Si e shihni këtë sezon, të suksesshëm, apo jo edhe aq për Struga Trim Lum?
“Në bazë të përvojës time të vogël që kam këtu, do të thoja se ky sezon, kur kemi parasysh se jemi në garë edhe për trofeun e Kupës, mendoj se është shumë pozitive për ne si klub. Të gjithë e dimë, mbase edhe në mbarë Botën ndodh që pasi fiton dy herë ligën të largohen shumë lojtarë, ashtu që kjo ndikon edhe në rënien e ekipit, mirëpo neve sërish po luftojmë për pozitën e tretë dhe gjithashtu për të fituar trofeun e Kupës, mendoj se është një arritje e bukur për ne këtë edicion.”
Po në aspekt personal, ky sezon rezulton të jetë më i mirë për ju. Deri më tani keni shënuar 3 gola në kampionat dhe 1 në kuadër të Kupës. Sa jeni i kënaqur?
“Atë që po bëjë këtë edicion, mund të them se është më ndryshe nga edicionet tjera, kjo edhe për faktin se më shumë kam luajtur në pjesën ofenzive, se sa në atë defanzive. Këtë edicion kam qenë në gjendje për të qëndruar aty ku edhe e kanë kërkuar nga unë, pra ku ekipi ka patur më shumë nevojë, andaj shihet se ky edicion në aspektin personal është edhe më i mirë, edhe pse mund të them se jam në gjendje për të bërë edhe shumë më mirë.”

Është ky edicioni i juaj i tretë, mendoni se sërish do të siguroni një vend në Europë me Struga Trim Lum?
“Pikërisht ky është edhe objektivi ynë, ndaj deri në fund duhet të luftojmë për çdo pikë ndaj çdo skuadre, duke mos i respektuar brenda fushës. Unë besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit, pasi neve lojtarët i’a kemi dalë edhe në kohë të vështira, duke qëndruar pranë klubit, ashtu që besoj se e meritojmë këtë gjë në fund të sezonit.”

I eliminuam në Kupë, mirëpo në kampionat këtë edicion nuk kemi fitore ndaj Gostivarit. Mendoni se ky është momenti i duhur për të bërë një gjë të tillë, edhe pse ju nuk do të luani sot për shkak numrit të kartonëve?
“Me të vërtetë do të doja të luaja edhe unë, mirëpo arbitri në ndeshjen e fundit më ndëshkoi me një kartonë të verdhë për një penalti të pastër në favorin tonë, kështu që unë tani kam 5 kartonë të verdhë dhe nuk mund të luaj këtë fundjavë. Unë besoj se ky është momenti perfekt, pasi nëse duam të ngjitemi më lartë në tabelën e klasifikimit, atëherë duhet ti rrëmbejmë 3 pikët e plota tani, dhe më pas të flasim për pjesën tjetër.”
Kur jemi tek Kupa, luajmë në gjysmëfinale dhe jemi shumë pranë kalimit në finalen e madhe. Mendoni se këtë vit trofeu i Kupës do të vie në Strugë?
“Me punë të palodhur, përkushtim dhe qëndrueshmëri, pavarësisht asaj që kemi kaluar këtë sezon, ne besojmë se kjo do të ndodh për një arsye që edhe ne lojtarët dhe ekipi të mësojmë nga gabimet tona, dhe të gjitha ato ti korrigjojmë me fitimin e Kupës me ndihmën e Zotit gjithashtu.”
