Të dielën jemi mysafir të Besës së Dobërdollit, një skuadër kjo e re në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, aty ku neve shpresojmë të vazhdojmë serinë e ndeshjeve pozitive për tu ngjitur sa më shumë në renditje…
Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me ecurinë e skuadrës, ka folur mesfushori Hogan Ukpa. Me ardhjen e Qatip Osmanit në krye të skuadrës, nigeriani po merr shumë më shumë hapësira, se sa merrte nga paraardhësit e strategut tetovar.
Ukpa këtë edicion ka munguar në vetëm një ndeshje, edhe atë kundër Voska Sport, edhe atë për shkak kartonëve.
Sa e njihni kundërshtarin…?
“Nuk është se e njohim mirë kundërshtarin sepse kjo është hera e dytë që do të duhet të luajmë ndaj atyre, dhe kjo është ndeshja e pare që do ta zhvillojmë në fushën e tyre. Atmosfera pas fitores së fundit ndaj Tikveshit në Kavadar është shumë e mirë, pasi realisht ekipi kishte nevojë për një gjë të tillë.Fitorja e fundit erdhi edhe si pasojë e ndeshjeve tona të fundit, kur të gjithë mund të pajtohen me ne se ne e merituam atë fitore”.
Skuadra ka ndryshuar fytyrë, a mund të presim një fitore tjetër…?
“Me siguri se po. Nuk presim asgjë tjetër përveç se fitores. Patjetër që e respektojmë kundërshtarin, ndaj dhe nuk dua të ndihen inferior ndaj nesh. Ata janë një skuadër shumë e mirë, pavarësisht se luajnë sezonin e parë në Ligën e Parë. Neve jemi gati për këtë ndeshje, mund të them se kemi punuar shumë, veçanërisht në kohët tona të vështira, kështu që është koha që kohët tona të vështira të na paguhen me rezultate pozitive dhe fitoret kryesisht janë prioriteti ynë kryesor tani”.
Sa jeni i kënaqur në aspektin individual këtë edicion…?
“Këtë edicion në shumicën e ndeshjeve tona ne po luajmë me dy sulmues, dhe kjo renditje e formaciont mund të them se na e vështirëson punën neve mesfushorëve. P.sh unë duhet të sulmoj gjithmonë, por njëkohësisht edhe të kthehem në mbrojtje gjithmonë, pasi një gjë të tillë nuk mund të bëjnë futbollistët sulmues. Kështu që kur ata e kanë topin në sulm, pritet të vrapoj dhe të lidhem me ta së pari para çdo lojtari tjetër dhe kur ne e humbim topin, pritet përsëri të vrapojmë prapa dhe të mbrohemi të parët para sulmuesve kundërshtarë.
A mund të presim gol nga Ukpa në takimin e nesërm…?
“Po, unë dua të shënojë, e që realisht në aspektin personal është shumë mirë, mirëpo prioriteti im më i madh këtë edicion, është që të ndihmojë ekipin tim dhe sulmuesit tanë, e që në fund Struga Trim Lum të dale fitues. Nëse analizoni shumicën e ndeshjeve të fundit, ka raste kur unë mund edhe të shënoj vetë, por njëkohësisht nuk dua të jem egoist. Disa prej atyre u konvertuan në gol, e disa jo. Neve jemi një skuadër në progres, kështu që në këto momente nuk është e rëndësishme nëse unë shënoj, por më e rëndësishme është fitorja e skuadrës”.