Historike, Struga Trim Lum do luaj në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës

Historia jemi ne. Po, po…jemi ne, pra Struga Trim Lum, skuadër kjo që vetëm pas 8 viteve ekzistencë siguron një vend për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, aty ku po marrim pjesë vetëm për herë të dytë në historinë tonë.

Sonte në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në transfertë kundër Swift Hesperange nga Luksemburgu, pësuam disfatë 2:1, por që në fund doli të jetë shumë e ëmbël, pasi na e siguroi kualifikimin për në ndeshjet e fazës “play-off”.

Ky kuaflikimi historik fiton edhe më shumë në peshë, pasi plotë 75 minuta luajtëm me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Marjan Radeskit.

Sulmuesi ynë me të kuq u ndëshkua në minutën e 15-të, kur reagoi në mënyrë jo sportive pas një dulei që pati me njërin nga futbollistët kundërshtarë.

Mirëpo kjo nuk e pengoi aspak Besart Ibraimin që vetëm dy minuta më pas të shënojë golin e epërsisë për skuadrën tonë.

Zguro mjaft mirë harkoi nga e majta brenda zonës, aty ku më së miri u gjind Ibraimi dhe me kokë shënoi për 1:0.

Ibraimi në minutën e 22-të shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo edhe pse i vetëm para portierit kundërshtarë, komplikoi gjërat, duke përfituar në fund vetëm rivënie nga këndi, pasi njëri nga mbrojtësit e Hesperange nga vija e golit shpëtoi ekipin e tij, duke devijuar me kokë topin në rivënie nga këndi.

Edhe përkundër disavantazhit numerik, skuadra jonë sërish u kanos seriozisht, këtë herë me anë të kapitenit Bunjamin Shabani, i cili njëjtë sikurse Ibraimi në minutën e 33-të doli i vetëm para portierit kundërshtarë, mirëpo duke mos mundur ta mposht, edhe pse realisht pati një ndërhyrje nga mbrapa ndaj kapitenit tonë, që për shkak protestës ndaj arbitrit kryesor u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Disavantazhi numerik, por edhe epërsia prej një goli gjatë 45 minuutave të para, bënë që të ndryshojmë qasjen tonë në pjesën e dytë, në të cilën patjetër duhet të theksojmë se në qendër të vëmendjes ishte portieri ynë Vedran Qoshevski, që në mënyrë të shkëlqyer kreu punën e tij.

Në minutën e 51-të, gardiani ynë ndali dy tentatativa të njëpasnjëshme të futbollistëve vendas, ndërsa 10 minuta më vonë ishte mjaft i vëmendshëm edhe pas goditjes së francezit, Nuvie.

Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 70-të, kur mjaft mirë kombinoi me brazilianin, Gustavo, i cili në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

Në minutën e 85-të pas një super kombinimi nga e djathta mes Nezirit dhe Ibraimit, ky i fundit doli sy me sy me portierin kundërshtarë, mirëpo në moment të fundit sulmuesi ynë u pengua nga mbrapa nga mbrojtësi kundërshtarë, mirëpo edhe ky rast mbeti pa u sankcionuar nga ana e arbitrit kryesor, i cili kishte treguar plotë 8 minuta lojës shtesë, që në fund të rezultojnë edhe me 4 minuta tjera plus.

Pikërisht në minutën e 94-të, pas një harkimi nga rivënia e këndit të Stolz, Akhalaia me kokë shënoi në rrjetën e Qoshevskit, mirëpo këtu ishte edhe fundi i takimit, pasi deri në fund nuk lejuam që vendasit të rrezikojnë portën tonë, ashtu që në fund edhe përkundër disfatës 2:1, vazhdojmë tutje, duke u kualifikuar për në ndeshjet e fazës “play-off” me rezultatin e përgjithshëm 4:3.

________________________________________________________________________________________________________________

Hesperange- Struga Trim Lum 2:1 (0:1)

Autorë i golit: Besart IBRAIMI 17’

Stadiumi “Stade de Luxembourg” – Luksemburg

Arbitër: M. De Gabriele (Malta)

Struga Trim Lum: Marjan Radeski (k.i kuq 15’), Bunjamin Shabani (k.i verdhë – 34’), Edis Maliqi (k.i verdhë – 82’), Vedran Qoshevski (k.i verdhë – 90+10’)

________________________________________________________________________________________________________________

Formacioni i Struga Trim Lum:

V. Qoshevski, M. Neziri, S. Radiç, B. Krivanjeva; E. Maliqi, B.Shabani, B. Bojku, V. Zguro; M. Radeski, B. Ibraimi

Trajner: Shpëtim DURO

________________________________________________________________________________________________________________

Kronologjia e ndeshjes:

Min 1, starton ndeshja

Min 15, Marjan Radeski në një duel me një nga futbollistët kundërshtarë reagoi pa masë, ndërsa arbitri kryesor me sugjerim të ndihmësit të tij të parë, sulmuesin tonë e ndëshkoi me të kuq

GOOOOOOOL – Min 17, Besart Ibraimi shënon golin e avantazhit përballë Hesperange, pavarësisht se Struga Trim Lum vetëm dy minuta më parë mbeti me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të Marjan Radeskit

Min 22, Besart Ibraimi doli i vetëm para portierit kundërshtarë, mirëpo kërkoi shumë para portës kundërshtare, me ç’rast goditjen e tij në fund me kokë njëri nga mbrojtësit vendas e devijoi në rivënie nga këndi, duke shpëtuar në mënyrë bravuroze portën e tij

Min 29, Mentor Mazrekaj ekzekuton goditjen e parë nga këndi, duke gjetur brenda zonës kundërshtare, Mexhit Nezirin, goditja e të cilit me kokë përfundon vetëm mbi portë

Min 33, Bunjamin Shabani ndal një aksion të vendasve në mes të fushës, me hapa të shpejtë arriti deri në zonën kundërshtare, duke arritur që të godas, mirëpo pa arritur të shënojë për 2:0. Kapiteni ynë në momentin e goditjes u shty nga mbrapa nga futbollisti kundërshtarë, me ç’rast kërkoi penalti, mirëpo të njëjtin mendim nuk ndante edhe arbitri kryesor, i cili madje e ndëshkoi em të verdhë Shabanin.

Min 45, Starton pjesa e dytë

Min 51, Në skenë doli portieri Vedran Qoshevski që ndal dy tentativa të futbollistëve vendas.

Min 61, francezi Nuvie godet nga distanca, mirëpo edhe njëherë tjetër në vendin e duhur portieri Qoshevski

Min 70, një kombinim i mirë para zonës tonë mes Nuvie dhe Gustavo, me këtë të fundit që godet në mënyrë precize nga vija e 16-të metërshit për të barazuar rezultatin në 1:1

Min 79, Nga loja largohet Mentor  Mazrekaj, ndërsa në lojë inkuadrohet Flamur Tairi

Min 85, super kombinime mes Nezirit dhe Ibraimit, me këtë të fundit që doli sy me sy me portierin kundërshtarë, mirëpo në moment të fundit sulmuesi ynë u shty nga mbrapa nga mbrojtësi kundërshtarë, mirëpo pa e sankcionuar këtë ndërhyrje arbitri kryesor nga Malta, që në disa raste patjetër duhet theksuar se e kishte dëmtuar skuadrën tonë

Min 90+1, Maliqi dhe Ibraimi largohen nga loja, ndërsa në lojë inuadrohen Jaroviç, dhe Kasami

Min 90+4, Stolz harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Akalae me kokë shënoi në rrjetën e Qoshevskit

Min 90+8, Nga loja largohet Shabani, ndërsa në lojë inkukadrohet Jahja.

Min 90+12, Arbitri tregon fundin e ndeshjes