Gjigandët turq të Galatsarajit kundërshtarë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Pasi dje mësuam emrin e kundërshtarit për në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, sot përmes një shorti të ri mësuam edhe kundërshtarin e raundit të dytë.

Në rast se kalojmë ekipin e Zhalgiris, në raundin e dytë do të luajmë kundër gjigandëve të Galatasarajit.

Ndeshjen e parë të raundit të dytë kundër Galatasarajit, gjithnjë nëse do kalonim ekipin e Zhalgiris do ta zhvillonim në terren vendas me datë 25/26 korrik, ndërsa atë kthyese në tokën turke me datë 1 ose 2 gusht.

Ndërkohë në rast eliminimi që në raundin e parë nga ekipi i Zhalgiris, Struga Trim Lum do të luaj në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku na pret përballja me fituesin e përgjithshëm të raundit paraeliminatorë.

Në gjysmëfinalen e parë të këtij raundi do të takohen  Atlètic Club d’Escaldes  nga Andorra dhe Buduçnost Podgorica nga Mali i Zi, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballë do të jenë skuadrat e SP Tre Penne nga San Marino dhe  Breidablik nga Islanda.

Pra fituesi i përgjithshëm do të jetë kundërshtari ynë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.