Gati për festë, Struga Trim Lum sot pranon trofeun e titullit kampion

Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht feston titullin e parë kampion në histori.

Festa ka ndezur qytetin e bukur buzë liqenit, ku për herë të parë top temë ndodh që në këtë qytet të mos jetë sezoni turistik, por futbolli.

Festa qendrore pritet të ndodh sot, kur kampionët e ri të vendit, pra heronjtë tanë të Struga Trim Lum do të pranojnë trofeun e më të mirit për sezonin garues 2022/2023.

Kampionët e rinj janë personazhët kryesor të qytetit tonë, pasi çdo kush dëshiron një foto me kampionët e ri, çdo restaurant don të gostisë futbollistët që bënë historinë, ndërsa që ditë më parë ata janë më  të kërkuarit edhe nëpër mediat vendore, por edhe ato nga rajoni, derisa çdo institucion manifeston vlerësim e respekt për ata.

Trofeun e më të mirit sot në stadium pas përfundimit të ndeshjes kundër FC Shkupit, e që starton në ora 17:00, pritet ta ndajë numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini, ndërsa pas festës që do pasojë bashkë me tifozët dhe futbollistët, e njëjta do të vazhdojë edhe në mbrëmje, kur drejtuesit e skuadrës kanë përgatitur një mbrëmje festive, ku të ftuar përveç punëtorëve sportiv, gazetarëve, do të ketë edhe nga sfera e politike por edhe ajo e biznesit.