Flamur Tairi doli të jetë një ndër protagonistët në fitoren 2:0 të Struga Trim Lum ndaj Makedonija GJ.P, duke ndihmuar skuadrën për të siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës…
Flamur Tairi, një ndër futbollistët më besnik të skuadrës, dje në ndeshjen e Kupës kundër Makedonija GJ.P luajti titullarë, ndërsa besimin e dhënë nga trajneri Qatip Osmani, e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol dhe duke paralajmëruar fitoren 2:0.
Falë kësaj fitore, skuadra siguroi një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës. Është kjo hera e katërt që skuadra arrinë deri në këtë fazë në histori, me shpresë se këtë herë do të arrijmë edhe deri në finalen e madhe, për të përsëritur suksesin e para dy edicioneve, kur në finalen e madhe kishim luajtur pikërisht ndaj Makedonija GJ.P, kundërshtarit të djeshëm.
“Ishte një ndeshje shumë interesante, e dominuam pjesën e parë, kishim shumë raste, përmes të cilave mund të thellonim rezultatin. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar. Gjithashtu kishim raste për ta mbyll ndeshjen më herët, por ndodhi që në fund të ndeshjes të shënojmë golin e dytë dhe të kalojmë në raundin tjetër të këtij kompeticioni” – u shpreh Flamur Tairi.
Ai beson se kjo fitore ka ardhur mu në momentin e duhur dhe se do i shërbej skuadrës për ndeshjet në vijim.
“Besoj se kjo fitore do i shërbej shumë skuadrës, do na rikthej besimin për ndeshjet e ardhshme. Mos harroni, jemi ekipi kampion dhe si të tillë do të rikthehemi” – thotë Tairi, i cili gjithashtu foli edhe për ndeshjen derbi kundër Shkëndijës së Tetovës që na pret në fundjavë.
“Ndeshjet kundër Shkëndijës janë gjithmonë interesante dhe të bukura për tu parë e për tu shijuar, si nga tifozët ashtu edhe nga lojtarët në fushën e blertë. Kualiteti i Shkëndijës dihet, por ne jemi ekipi kampion dhe e kemi dëshmuar që ndeshjet e forta i menaxhojmë mirë, ashtu që shpresoj se e diela do të jetë festë për të gjithë dhe se në fund do dalim neve fitues në atë ndeshje” – përfundoi Tairi, i cili po zhvillon sezonin e 8-të me rradhë me fanellën e Struga Trim Lum.
Ndeshja e djeshme kundër Makedonija GJ.P, ishte e 111-ta me fanellën e Struga Trim Lum.