Fitore në regjinë e Besart Ibraimit kundër Hesperange

Struga Trim Lum regjistroi edhe një fitore tjetër në garat europiane, këtë herë në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, kundër kampionëve të Luksemburgut, Sëift Hesperange.

3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilën fjalën kryesore e pati sulmuesi ynë kryesor, Besart Ibraimi, që shënoi që të tre golat.

Golin e parë Ibraimi e realizoi në minutën e 22-të, kur shfrytëzoi një pasim brenda zonës në thellësi nga ana e Marjan Radeskit, por njëkohësisht edhe gabimin e portierit mysafir, Cekanovic, për të shënuar në rrjetën e zbrazët për 1:0. Ibraimi ishte shumë pranë golit edhe në minutën e 30-të, mirëpo goditjen e tij precize nga gjuajtja e lirë, portieri mysfair e grushtoi, duke evituar rrezikun.

Ibraimi i disponuar për lojë në minutën e 37-të përfitoi një penalti në zonën kundërshtare, duke e shfrytëzuar më pas dhe duke e shndërruar në gol për rezultat 2:0.

Numri 9 tentoi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë, mirëpo këtë herë portieri mysafur doli fitues, duke bërë që skuadrat në pushim të shkojnë me rezultatin 2:0 në favor të skuadrës tonë.

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për skuadrën tonë, pasi mysafirët shfrytëzuan një huti në mbrojtjen tonë dhe me anë të Dominik Stolz ngushtuan rezultatin në 2:1.

Megjithatë në minutat në vijim skuadra jonë sërish morri lojën nën kontroll, duke pamundësuar kundërshtarin që të zhvillojë lojë dhe të rrezikojë portën e Qoshevskit.

Në minutën e 49, Ibraimi pasi mjaft mirë pranoi një top nga Radeski në zonën kundërshtare, ishte shumë pranë golit të tretë, mirëpo me një intervenim të shkëlqyer portieri mysafir nuk lejoi festën e sulmuesit tanë.

Në minutën e 66-të, Ibraimi luajti rolin e asistuesit, duke shërbyer për mrrekulli Hogan ukpa në zonën kundërshtare, mirëpo edhe njëherë tjetër në skenë doli portieri Cekanovic.

Megjithatë, i njëjti nuk mundi të ndalë festën e Ibraimit në minutën e 76-të, kur i njëjti sërish përfitoi penalti, të cilën e kurorëzoi edhe me golin e tretë personal dhe në përgjithësi të tretin për Struga Trim Lum, që me dy gola epërsi do të niset për ndeshjen e kthimit në Luksemburg, që në program është me datë 17 gusht.

____________________________________________________________________

UEFA CONFERENCE LEAGUE | RAUNDI III

Struga Trim Lum – Swift Hesperange 3:1 (2:0)

Stadiumi: Kompleksi FFM – Shikues 500

Formacioni: V. Qoshevski, M.Neziri, S.Radiç, B.Krivanjeva; E. Maliqi, B.Shabani, B. Bojku, V.Zguro, M. Mazrekaj; B.Ibraimi, M. Radeski

Trajner: Shpëtim Duro

____________________________________________________________________

Ndeshja dhe rrjedhoja e saj

Min 1, Starti i ndeshjes:

Goooool, Min 22′ Nje top i Radeskit ne thellesi per Ibraimin ne zonen kundershtare, gabim i portierit mysafir dhe nuk fal Ibra, shenon per 1:0

You sent

Min 30, B.Ibraimi tenton nga goditja e lirë, portieri mysafir grushton, ndërsa në vazhdim të aksionit tenton edhe Shabani, mirëpo pa probleme për portierin mysafir Cekanovic

Gooool Min 37, penalti per skuadrën tonë, Ibraimi i saktë dhe Struga Trim Lum avanson me rezultat 2:0

Min 45, Besart Ibraimi kishte mundesi per te shenuar edhe golin e trete, mirepo kete here fitues doli portieri mysafir..ne vazhdim te aksionit edhe Buja tentoi, mirepo serish nuk arriti te shenoj…

Min 45, Starton pjesa e dytë

Min 45, Edis Maliqi largohet nga loja, inkuadrohet Ukpa

Goool kundërshtari, Vetëm pas 26 sekondave pranojmē gol, pas një koordinimi jo të mirë të mbrojtësve tanë

Min 49, Radeski pason për Ibraimin para zonës kundërshtare, godet, mirëpo intervenon portieri kundërshtarë..

Min 66, super aksion i tanëve, Ibraimi pason brenda zonës për Ukpa, i cili nga afërsia nuk arriti të shënojë në rrjetën e mysafirëve

GOOOOOOL…Min 76, Besart Ibraimi përfiton sërish penalti, të cilën e ekzekuton me shimë qetësi, duke shënuar pë r 3:1