Fitore me shumë peshë, që na rikthen në pozitën e parë

Rikthehemi te fitorja, duke ndërprerë serinë prej 3 ndeshjeve pa fitore në pranverë. Në kuadër të xhiros së 22-të në terren vendas mundëm Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1, duke u rikthyer sërish në pozitën e parë…

Fitorja e sotme ndaj Makedonija GJ.P doli të jetë me shumë peshë, pasi përveç që ndërpremë serinë prej 3 ndeshjeve pa fitore, neve u rikthyem në pozitën e parë, duke mbyllur kështu fazën kryesore të kampionatit si lider të tabelës së klasfikimit.

Ky fakt na favorizon neve si skuadër në rrethin e tretë final, kur edhe do të diskutojmë titullin kampion.

Tre barazimet e njëpasnjëshme në pranverë kishin mobilizuar skuadrën, që ishte e fokusuar tek fitorja që nga fillimi.

Një presion që në mesfushë nga ana e futbollistëve tanë, rezultoi me dy gola brenda 25 minutave të para.

Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Bunjamin Shabani mjaft mirë u lirua nga kundërshtarët brenda zonës, dhe me të djathtën e tij shënoi edhe golin e dytë pranveror, duke kaluar në avantazh skuadrën që në fazën e hershme.

Ky gol solli edhe më shumë liri në lojën tonë, me mesfushorët tanë që kontrollonin çdo cep të mesfushës, ndërsa e gjithë kjo na bënte që shumë lehtë të vinim në shprehje për të shënuar.

Kështu në minutën e 21-të, pas harkimit të Vangjel Zguros nga e majta, Marjan Radeski u gjind më së miri në zonën kundërshtare, duke realizuar golin e tij të 10-të sezonal.

Ishte ky goli i fundit gjatë 45 minutave të para, ku kishim kontroll të plotë të lojës, duke mos i lejuar në asnjë moment kundërshtarit për të ardhur në shprehje.

Pjesa e dytë nisi me dy ndryshime në formacionin tonë dhe kanosjen e Ibraimit nga rivënja e këndit, mirëpo ishin mysafirët ata që na ndëshkuan të parët, më konkretisht në minutën e 48-të, kur i riu Altin Aliji arriti të shënojë për 2:1.

Besart Ibraimi sërish doli në skenë, këtë herë në minutëne 62-të, kur lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo me një intervenim bravuroz, portieri mysafir Stevkovski nuk lejoi gëzimin e bomberit tonë.

I rrezikshëm para portës kundërshtare u shfaq edhe autori i golit të dytë, Marjan Radeski, mirëpo goditja e tij doli të jetë e plogëzht, edhe pse para vetes pati një pozitë shumë të mirë për të shënuar edhe golin e 11-të sezonal.

Besart Ibraimi goditjen e tij e provoi edhe në minutën e 70-të, mirëpo në këtë rast mungoi goditja e tij e fuqishme.

5 minuta më vonë tentoi edhe kapiteni Shabani, i cili mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, mirëpo në këtë rast mjaft mirë kishte lexuar këtë aksion portieri kundërshtarë.

Në çerekun e fundit të takimit, administruam lojën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qarkulluar topin në mesfushë dhe duke mbyllur mjaft mirë të gjitha hapësirat në drejtim të portës tonë, duke regjistruar kështu një fitore më se të merituar, që vjen ndoshta mu në momentin e duhur.

Nga java e ardhshme starton edhe raundi i tretë i garave, që e nisim me ndeshjen si vendas kundër AP Brera.

________________________________________________________________________________________________________________

STRUGA TRIM LUM – MAKEDONIJA GJ.P 2:1
Autorë të golave: B. Shabani 13′, M. Radeski 21′ – A. Aliji 49′

Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 500

Arbitër Kryesor: Nderim Tefiku (Kumanovë)
Kartonë të verdhë: V. Zguro (Struga Trim Lum) – A. Zlatkov (Makedonija GJ.P), B. Grnçarov (trajner)

Formacionet:
STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, N. Valjkoviç, S. Radiç, B. Krivanjeva, V. Zguro (H. Tairi 46′), B. Bojku, H. Georgievski (H. Ukpa 46′), B. Shabani, M. Mazrekaj (B. Compaore 72′), M. Radeski (M. Neziri 72′), B. Ibraimi (F. Tairi 82′);
MAKEDONIJA GJ.P: H. Stevkovski, B. Ilievski, Gilberto, H. Pecov, L. Rodriguez, D. Sekovski, I. Galevski, A. Zlatkov, J. Popzlatanov, K. Velkovski, S. Fazli;

________________________________________________________________________________________________________________