Dy gola të Marjan Radeskit gjatë pjesës së parë dhe një tjetër i Hristijan Georgievskit bënë që nga Kavadari të rikthehemi me fitore të madhe 3:2…
Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro merituan tre pikët e plota nga kjo transfertë, pas një paraqitje shumë të pjekur dhe solide, pavarësisht se që në çerekun e parë kishim disavantazh prej dy golave. Në fund fitore 3:2 për skuadrën tonë, falë golit debutues të Hristijan Georgievskit me fanellën e skuadrës tonë si dhe dy golave të shënuar nga ana e Marjan Radeskit, që për momentin mban epitetin e golashënuesit më të mirë te Struga Trim Lum me 8 gola të shënuar.
Tikveshi e nis më mirë ndeshjen, duke shfrytëzuar në maksimum rastet.
Fillimisht në minutën e 6-të pas depërtimit në zonë të Ivanovskit, Zguro në tentativë për të bllokuar, devijoi topin në rrjetën e Qoshevskit, derisa në minutën e 15-të, pas një rivënie nga këndi, Xhemal Ibishi ishte me fat, pasi topi i devijuar nga trupi i tij përfundoi në rrjetën tonë.
Megjithatë ishte kjo e tëra që bënë vendasit gjatë pjesës së parë, në të cilën arritëm të marrim kontrollin e lojës në minutat në vijim, e ku si rezultat në fund arritëm të barazojmë shifrat.
Para se të shënonim golin e parë të takimit, ishte Ibraimi ai i cili tentoi në dy raste, ku fillimisht intervenoi portieri vendas, Dimovski, derisa në rastin e dytë, topi përfundoi mbi portë, pas tentativës së tij nga gjuajtja e lirë.
Këto raste të pashfrytëzuara të Ibraimit, paralajmëruan golin e parë të Marjan Radeskit, që erdhi në minutën e 37-të.
Sulmuesi ynë pranoi një top pak më larg se vija e 11-të metërshit, dhe nuk fali, duke zbutur epërsinë e vendasve në ato momente në 2:1.
Radeski doli në skenë edhe në minutën e 42-të, këtë herë duke shënuar një gol mjaft të bukur me të majtën e tij, pas asistit të Hadis Tairit.
Pjesa e dytë doli të jetë më e ekuilibruar, mirëpo me djelmoshat tanë, që vazhdimisht besonin tek goli i fitores, e që erdhi në minutën e 82-të, me autorë, Hristijan Georgievski.
Ishte ky goli i parë për mesfushorin 20-vjeçar me fanellën e Struga Trim Lum, duke na e siguruar kështu fitoren e çmendur 3:2 në transfertën në Kavadar.
Falë kësaj fitore, tashmë renditemi në pozitën e dytë me 33 pikë, dy më pak se FC Shkupi, mirëpo duhet theksuar se neve kemi edhe një ndeshje më pak, atë kundër Voska Sport, që na pret të mërkurën.
Pra shumë pak kohë për të rikuperuar energjinë tonë, mirëpo me shpresë se djemtë tanë do të vazhdojnë këtë rrugëtim të fitoreve deri në fund të pjesës së parë të sezonit.
________________________________________________________________________________________________________________
DETAJET E NDESHJES
_____________________________________________________________________________________________________________
TIKVESH – STRUGA TRIM LUM 2:3
LPFMV | Java 17
Stadiumi në Kavadar
Shikues: 2000
Arbitër kryesor: Igor Stojçevski (Shkup)
Autorë të golave:
TIKVESHl I.Ivanovski (6’), Xh.Ibishi (15’)
STRUGA TRIM LUM: M. Radeski (37’, 42’), H. Georgievski 82
Kartonë të verdhë:
TIKVESH: I. Ivanovski, G, Kurez, B. Spirkoski
STRUGA TRIM LUM: B. Bojku, H. Georgievski, A. Kasami
FORMACIONET:
TIKVESH: S. Dimovski, G. Donçev, I. Fetai, G. Kurez, O. Stoimenovski, A. Varelovski, F. Mihailov, B. Spirkoski, E. Spahiu, I.Ivanovski, Xh. Ibishi,
STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, M. Neziri, B. Krivanjeva, V. Zguro, E. Maliqi, H. Tairi, H. Ukpa, B. Shabani, B. Bojku, B. Ibraimi, M. Radeski.