FITORE E ËMBËL, ME SHIJE KAMPIONI NË FUND

Sulmuesi nga Burkina Faso, Bassirou Compaore rezultoi deçiziv në fitoren kundër Bregallnicës. Ishte kjo njëherit ndeshja e fundit e stinorit vjeshtorë, pas së cilës shpallemi kampion vjeshte…

Struga Trim Lum e ka mbyllur me fitore stinorin vjeshtorë, duke mundur Bregallnicën me shifrat 2:1 në ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligën e Parë.

Skuadra jonë doli e vendosur që nga fillimi, për ta mbyllur ndeshje sa më herët.

Skuadra dominoi që nga fillimi e deri në fund, duke u bërë presion të lartë ndaj futbollistëve mysafir dhe sa herë arrinin në zonën e kundërshtarëve ishin sinonim i rrezikut.

Kështu ndodhi në minutën e 12-të, kur gjuajtja me kokë e Bassiirou Compaore përfundoi në rrjetën e Davkov. Ibraimi mjaft mirë harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa sulmuesi nga Burkina Faso, u gjind më së miri në zonën kundërshtare duke kërcyer më së larti dhe duke shënuar në këtë mënyrë golin e tij të katërt sezonal.

Pas këtij goli erdhi një tjetër rast për skuadrën tonë, mirëpo që fundi nuk doli të jetë i suksesshëm pas tentativës së Bunjamin Shabanit.

Pjesa e dytë nisi me dy tentativa të njëpasnjëshme nga krahu i djathtë, mirëpo që nuk dha rezultatin e duhur, me portierin mysafir që ndali sulmuesin tonë Compaore.

Besart Ibraimi ishte futollisti i rradhës që rrezikoi portën e vendasve, fillimisht duke goditur nga një distancë prej 20 metrash, ndërsa në rastin e dytë doli të jetë edhe më i rrezikshëm, mirëpo sërish mungoi preciziteti.

Këto raste të humbura bënë që të ndëshkohemi në minutën e 72-të nga një ndërprerje, kur Viktor Velkovski shënoi në rrjetën e Qoshevskit, që deri në ato momente thuajse ishte i papunë.

Barazimi i rezultatit bëri që minutat deri në fund të jenë shumë të zjarrta për ekipin tonë, që golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e 92-të, sërish me autorë Compaore. Ky i fundit sërish përfitoi nga një harkim i Besart Ibraimit, i cili në këtë mënyrë regjistroi asistin e tij të 7-të këtë gjysëmsezon, në të cilin shpallemi kampion.

Është kjo hera e dytë që skuadra jonë përsërit një sukses të tillë, kampion vjeshte, pas atij edicionin e kaluar, kur edhe në fund i’a arritëm qëllimit që të shpallemi kampion për herë të parë në historinë tonë.

________________________________________________________________________________________________________________

DETAJET E NDESHJES

____________________________________________________________________________________________________________

𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟑-𝟐𝟎𝟐𝟒

𝐋𝐏𝐅𝐌𝐕 | 𝐉𝐀𝐕𝐀 18

Stadiumi i Qytetit: Strugë

Shikues: 1000

Arbitër Kryesor: Aleksandar STAVREV

𝐒𝐓𝐑𝐔𝐆𝐀 𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐋𝐔𝐌 – 𝐁𝐑𝐄𝐆𝐀𝐋𝐋𝐍𝐈C𝐀 2:1

Autorë të golave:

STRUGA TRIM LUM: B. Compaore 12’, 90+2’

BREGALLNICA: K. Velkovski 72’

Kartonë të verdhë:

STRUGA TRIM LUM: M. Mazrekaj, H. Georgievski, H.Ukpa

BREGALLNICA: G. Siljanovski, Z. Andonov

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, E. Maliqi, H. Georgievski, B. Krivanjeva; B. Compaore, V. Zguro, B. Bojku, B. Shabani (A. Kasami), M. Mazrekaj (H. Ukpa), B. Ibraimi (F. Tairi), M. Radeski (S. Jaroviç);

BREGALLNICA: M. Davkov, V. Jovanov, M. Dimitrievski (F. Venegas), G. Siljanovski, Z. Andonov, D. Kalpaçki (S. Kanform), G. Gjorgjiev (I. Gligorov), H. Lwaliwa, L. Robakidze (F. Stojçevski), V. Velkovski, R. Webster