Ekipi po vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë

Fillimisht në mëngjes ishin përgatitjet në palestër, ndërsa pasdite ekipi zbriti në fushën e blertë….

Ekipi dje në mesditë arriti në Antalia të Turqisë, aty ku pas dite zhvilloi edhe stërvitjen e parë, derisa gjatë ditës së sotme skuadra kreu dy stërvitje.

Fillimisht në mëngjes ishin përgatitjet në palestër, ndërsa pasdite ekipi zbriti në fushën e blertë, aty ku nën vëzhgimin e stafit të trajnerëve, me në krye Shpëtim Duron, futbollistët me shumë sukses kryen detyrat e dhëna.

Përgatitjet do të vijojnë me të njëjtin orar edhe ditëve në vijim, para se se ekipi të martën (23 janar), të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në tokën turke.

Kundërshtari ynë i parë do të jetë skuadra ruse e Orenburg, ndërsa për kontrolluesen e dytë, ekipi do të ketë në disponim edhe tre ditë të tjera për tu përgatitur dhe për të kapur ritmin garues.

Struga Trim Lum në tokën turke do të zhvillojë gjithsej 4 ndeshje, ndërsa rikthimi në Strugë është paraparë për me datë 03 shkurt, kur skuadra do të vijojë me fazën e tretë të përgatitjeve përpara fillimit të gjysmësezonit pranveror që starton më 18 shkurt.