Bojan Ilievski është ftuar sërish nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për ndeshjet eliminatore të qershorit, të vlefshme për Botërorin e vitit 2026, që përfaqësuesja futbollistike e vendit do ti zhvillojë fillimisht kundër Bekgjikës në Shkup dhe më pas kundër Kazakistanit në Astana…
www.fcstruga.com
Bojan Ilievski është ftuar sërish nga seleksionuesi Bllagoja Milevski, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Ilievski është ftuar për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit, që ekipi përfaqësues futbollistik i vendit do ti zhvillojë gjatë muajit qershor.
Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë në Shkup në arenën “Todor Proeski” përballë Belgjikës, ndërkohë vetëm tre ditë më vonë në Astana do të përballen me përfaqësuesen e Kazakistanit.
Mbrojtësi ynë i krahut të djathtë po ftohet vazhdimisht së fundmi te ekipi më i mirë përfaqësues futbollistik i vendit, për të cilin tashmë ka zhvilluar 4 paraqitje.

Ai luajti edhe në dy ndeshjet e para të këtij cikli, për Botërorin e vitit 2026, madje duke luajtur rolin e asistuesit në ndeshjen e parë të grupit “J”, kundër Lihtenshtejnit, kur në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa doli të jetë titullarë në ndeshjen ndaj Uellsit në Shkup, që u mbyll me barazimin 1:1.
Kujtojmë, Maqedonia pas dy xhirove të para udhëheq grupin me 4 pikë, po aq sa ka edhe Uellsi në pozitën e dytë.
Ilievski, bashkë me shokë gjatë ditës së sotme bënë edhe stërvitjen e parë zyrtare në prag të ndeshjes me Belgjikën, në të cilën shpresojmë që i njëjti të marrë edhe hapësirën e duhur nga seleksionuesi, Milevski.
Suksese Bojan, suksese ekipit përfaqësues futbollistik të vendit në këto ndeshje eliminatore të qershorit.