Skuadra do të mblidhet për herë të parë pas pushimit veror…
FC Struga Trim Lum të hënën (22 qershor) do të startojë me përgatitjet për edicionin 2026/27.
Skuadra do të mblidhet për herë të parë pas pushimit veror, duke hapur zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri.
Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi skuadra do të nisë punën në prag të sfidave që na presin sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë dhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës.

Pas disa viteve rradhazi kur skuadra në vazhdimësi përgatitej në Turqi, këtë herë është vendosur që të gjithë fazën e përgatitjeve ta zhvillojmë në Strugë, aty ku do të zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese, që do i shërbenin skuadrës për të marrë formën e duhur për ndeshjet zyrtare që na presin më pas për gjatë sezonit 2026/27.
Më shumë informacione rreth programit të plotë përgatitor do të publikohen në ditët në vijim, kur edhe do të konfirmojmë emrat e skuadrave kundërshtare, me të cilat do të masim forcat gjatë kësaj faze përgatitore.


















