Ekipi në mbrëmje zhvillon seancën e vetme stërvitore

Struga Trim Lum mbrëmë vonë është akomoduar në Vilnius të Lituanisë, aty ku të martën kundër Zhalgiris do të zhvillojmë ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të UEFA Champions League.

Ekipi përmes linjës së rregullt udhëtoi që dje nga aeroporti i Shkupit, drejt atij të Frankfurtit, që më pas të arrijë drejt Vilnius.

Para dite ekipi ishte i lirë për tu shëtitur dhe për të njohur qytetin lituanez, ndërsa me fillim në ora 18:00 sipas kohës lokale (ora 17:00 në Maqedoni) në program është seanca stërvitore në stadiumin “LFF”, aty ku të martën nga ora 19:00 (ora 18:00 në Maqedoni)  zhvillojmë ndeshjen e parë kundër Zhalgiris.

Ndërkohë nga ora 17:30 (ora 16:30 në Maqedoni) trajneri Shpëtim Duro së bashku me njërin prej lojtarëve tanë do të flasin në konferencën e zakonshme për shtyp.