Ekipi kreu stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme

Struga Trim Lum është gati për ndeshjen debutuese në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Siç dihet përballë vetes kemi ekipin kampion të Lituanisë, Zhalgiris.

Ekipi sonte ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “LFF” në Vilnius, duke mundur të shijojë terenin ku të martën do të luhet ndeshja.

Në seancën e fundit stërvitore u provuan variantet e fundit tekniko-taktike para përballjes së nesërme, që starton në ora 19:00 (ora 18:00 në Maqedoni).