Ekipi i Struga Trim Lum u mirëprit nga numri 1 i Strugës, Mendi Qyra

Në prag të sezonit të ri futbollistik 2026/27, sot ekipi ynë u mirëprit nga numri 1 i Strugës, Mendi Qyra...

Kryetari i Qytetit të Strugës, Mendi Qyra shfrytëzoi rastin që ekipit të qytetit, ku njëherit është edhe një ndër investuesit kryesor, ti uroj një sezon të mbarë, e ku me rezultatet e arritura do të bëjnë krenar gjithë qytetin.

“Shpresoj që ky vit të jetë një vit i mbarë, për atë kisha dëshirë që të takohemi sot dhe që të jetë kjo një përkrahje morale nga unë si kryetar, por edhe komuna në përgjithësi që të ju shtye përpara që në fund të arrijmë aty ku duhet” – tha mes tjerash para lojtarëve dhe stafit teknik numri 1 i Strugës, Mendi Qyra.

Struga Trim Lum sezonin e ri futbollistik e hap nesër me ndeshjen në shtëpi kundër skuadrës debutuese të Shkëndijës së Haraçinës.

Ndeshja starton në ora 17:00, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe vetë Kryetari i Qytetit të Strugës, Mendi Qyra, që është një dashamirë i sportit, ndërsa këtë e ka vërtetuar edhe në të kaluarën, pa marrë detyrën e kryetarit, duke përkrahur shumë aktivitete të ndryshme sportive në qytetin tonë të bukur të Strugës.