Me 8 janar skuadra do të ketë grumbullimin e parë për vitin 2025. Fazën e parë të përgatitjeve prej 10 ditëve do ta zhvillojmë në Strugë, ndërkohë nga data 18 janar deri me 1 shkurt do të stërvitemi në Antalia të Turqisë….
_________________________________________________________________________________________www.fcstruga.com
Vetëm edhe 5 ditë kanë mbetur për tu grumbulluar sërish, këtë herë për betejën pranverore të sezonit 2024/25.
Pas pushimit disajavor, ku shumica e futbollistëve të njëjtin e shfrytëzuan në maksimum, skuadra rikthehet me punë me datë 8 janar.
Fazën e parë do ta zhvillojmë në Strugë, ndërsa saktë pas 10 ditëve, me 18 janar, skuadra do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në Turqi do të qëndrojmë deri më datë 1 shkurt, ndërsa përveç përgatitjes fizike dhe asaj tekniko-taktike, skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
NDESHJET MIQËSORE
Ndeshjen e parë miqësore në tokën turke do ta zhvillojmë me datë 20 janar, kur për kundërshtarë do të kemi skuadrën e njohur hungareze të Debrecen.
Korona Kielce nga Polonia do të jetë kundërshtari ynë i dytë me 24 janar, ndërsa vetëm një ditë më pas do të përballemi me rusët e Rubin Kazan, pjesë e së cilës skuadër është edhe treshja shqiptare, Mirlind Daku, Marvin Çuni dhe Dardan Shabahaxhaj.
Kundërshtar ynë i katërt në Antalia do të jetë skuadra e Fc Kyzhylzhar nga Kazakistani, ndërsa ndeshjet kontrolluese i mbyllim ditën e fundit të muajit janar, kur forcat do ti masim me skuadrën sllovake të MFK Zemplin Michalovce.
GJENERALJA
Ndeshjen gjenerale, që zakonisht e zhvillojmë para ndeshjes së parë zyrtare kampionale, do ta zhvillojmë me datë 8 shkurt. Për kundërshtarin e mundshëm do të ju informojmë ditëve në vijim.
STINORI PRANVEROR
Stinori pranveror do të startojë me datë 16 shkurt, ndërsa që në start do të zhvillojmë një ndeshje derbi, atë kundër Gostivarit, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë e mbylli me vetëm 3 pikë më shumë se ne.
Këtë ndeshje do ta zhvillojmë në transfertë, ndërsa ndeshjen e parë pranverore në shtëpi, do ta zhvillojmë kundër Vardarit me datë 23 shkurt.