Edhe përkundër avantazhit në fund humbasim nga Zhalgiris

Struga Trim Lum në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me shumë raste shënimi u mund nga Zhalgirisi me rezultatin 1:2, rezultat ky njëherit i përgjithshëm i këtij dyluftimi, pas atij barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Vilnius. Skuadra jonë ishte më e mirë në shumë aspekte në këtë takim, në të cilin nuk arritëm të ruajmë avantazhin pas golit të shënuar në minutën e 76-të përmes Besart Ibraimit. Goleadori ynë pasi përfitoi i vetëm penaltinë, të njëjtën edhe e ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke shënuar për 1:0. Megjithatë si duket festa prishi ekuilibrat, pasi vetëm dy minuta më pas mysafirët na ndëshkuan me anë të Kendysh.

Besart Ibraimi u tregua i rrezikshëm sërish, këtë herë pas pasimit të dyfishtë me Radeskin, mirëpo goditja e bomberit tonë përfundoi vetëm skaj shtyllës pingule. Dhe kur nuk shënon, vjen ndëshkimi, që na arriti në minutën e 84-të.

Një renditje jo e mirë në mbrojtje na ndëshkoi me Radiç, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun shënoi në rrjetë për rezultat 1:2.

Ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, me Struga Trim Lum që vazhdon tashmë garat në Ligën e Konferencës.

_____________________________

Struga Trim Lum

Formacioni: V. Qoshevski; M. Mazrekaj, M.Neziri, B.Ibraimi (Jaroviç), B. Bojku, B. Shabani, M.Radeski, B.Krivanjeva (Koçoski), E. Maliqi (Kasami), V. Zguro, S.Radiç

———————————————————————————–

Ndeshja minutë pas minute:

Fillon ndeshja

Min 2. Besart Ibraimi për mrrekulli depërton nga e majta, mirëpo goditja e tij përfundoi skaj shtyllës

Min. 18, Aksion i bukur i tanëve, me Besart Krivanjevën që ndodhet në pozitë ideale për të shënuar, mirëpo reagon mbrojtja mysafire

Min 19. Besart Ibraimi provon nga distanca, mirëpo goditja e tij përfundon mes ovacioneve të publikut strugan

Min 28. Aksion i bukur i filluar nga  krahu i majtë i mbrojtjes, me një top që përfundoi në thellësi për Radeskin, i cili mjaft mirë harkoi në krahun e djathtë të zonës kundërshtare, duke gjetur Maliqin, mirëpo në moment të fundit reagoi mbrojtësi Bopesku

Min 32. Bunjamin Shabani provon nga distanca, nga rreth 20 metra, mirëpo ne një intervenim të shkëlqyer, portieri mysafir nuk lejoi gëzimin e kapitenit tonë.

Min 35. Edis Maliqi për mrrekulli ndërpret një aksion të mysafirëve në mesfushë, ku me hapa të shpejtë arriti para  zonës kundërshtare, duke gjetur brenda saj Marjan Radeskin, goditja e të cilit me të majtën u bllokua nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë

Min 38. Mysafirët rrezikojnë portën tonë, por në vendin e duhur është portieri Qoshevski

Min 45, Qoshevski me një super intervenim u mohon golin mysafirëve

____________________a

Min 45. Fillon pjesa e dytë

Min 49. Besart Ibraimi provon nga gjuajtja e lirë mirëpo portieri mysafir në vendin e duhur

Min 50, Besart Ibraimi tashmë vë në vështirësi shumë të mëdha portierin mysafir, i cili grushton topin pas bombës së sulmuesit tanë

Min 56. Super aksion i Struga Trim Lum, me Shabanin që udhëheq një aksion të shpejtë, pason për Mazrekajn, i cili vonohet, dhr Radeski nuk përfiton nga e gjithë kjo situatë

Min 57. Edhe një aksion i udhëhequr nga kapiteni Shabani, i cili në tentativë për të pasuar për Radeskin, topi i devijuar arrinë tek këmbët e Besart Ibraimit, i cili shpërdoroi rastin më të mirë deri në ato momente

Min 64, Mysafirët kanosen sërish përmes sulmuesit Ojevusi

Min 65. Mazrekaj pasi fitoi hapësirën e duhur, goditi nga e djathta, mirëpo vetëm jashtë kuadrantit

Min 72. Besart Ibraimi tenton nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi përfundon vetëm në murin e gjallë

GOOOOL

Min 76. Penalti në favor të skuadrës tonë, Besart Ibraimi i saktë dhe Struga Trim Lum avanson me rezultatin 1:0

Min 78. Mysafirët na ndëshkojnë shumë shpejtë, duke shënuar me anë të Kendysh.

Min 80. Nga loja largohet Krivanjeva, në vend të tij inkuadrohet Koçoski

Min 82. Slalom i Besart Ibraimit në zonën kundërshtare, bukur kombinon me Radeskin, mirëpo goditja përfundimtare e bomberit tanë përfundoi për disa centimetra jashtë

Min 84. Ojevusi nga afërsia godet dhe me ndihmën e njërit prej mbrojtësve tanë shënon golin e dytë në rrjetën e Qoshevskit

Min 86. Nga loja largohen B.Ibraimi dhe E.Maliqi, ndërsa në lojë inkuadrohen Jaroviç dhe Kasami