E MBYLLIM AVENTURËN MË TË SUKSESSHME EUROPIANE

Struga Trim Lum ka mbyllur aventurën europiane, teksa sot është mundur edhe në ndeshjen e kthimit nga skuadra përfaqësuese e Islandës, Breidablik. 1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë edhe në tokën islandeze, njëjtë sikurse edhe një javë më parë në Ohër, që nënkupton eliminim në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 0:2….

Sezoni evropian përfundoi me humbjen e dytë ndaj islandezëve të Breidablik. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Kópavogsvöllur përballë tribunave të plota dhuroi shumë emocione, ndërsa shanset tona dhe ëndërra jonë për një kalim të mundshëm në grupet e Ligës së Konferencës, u kufizuan nga një gol i hershëm.

Ende pa u rrumbullaksuar minuta e tretë, Qoshevski duheshe të nxjerrë sferën nga rrjeta e tij, ndërsa që në start kundërshtari ynë krijoi epërsinë 2:0, që në fund ishte edhe vendimtare për eliminimin e skuadrës tonë nga garat europiane.

Golin e vetëm në takimin e sotëm për ekipin islandez e realizoi Einarsson, ndërsa përkundër disa tentativave, sidomos në pjesën e dytë, ekipi ynë nuk arriti të gjejë golin e barazimit.

Shumë afër golit ishin në minutën e 55-të, kur fillimisht tentativa e Ibraimit u devijua në rivënie nga këndi, e më pas Sava Radiç të tentojë të shënojë me kokë. Në këto momente edhe fati nuk ishte me ne, pasi një gol i shënuar në këtë periudhë kohore do të na jepte më shumë moral dhe vetëbesim, i cili nuk mungoi deri në fund të takimit, por që fatkeqësisht nuk arritëm që ta kurorëzojmë me gol.

Kështu pas gjithsej 8 ndeshjeve europiane, 6 prej të cilëvë në Ligën e Konferencës, neve përshëndetemi me Europën, mirëpo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi është kjo një ndër arritjet më të mëdha për ne si skuadër, që falë kësaj përvoje të mirë, shpresojmë të rikthehemi edhe më të fuqishëm në kampionat, përmes të cilit sërish do të synojmë arenën ndërkombëtare.

_______________________________________________________________________________________________________________

𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐏𝐋𝐀𝐘-𝐎𝐅𝐅

BREIDABLIK – STRUGA TRIM LUM 1:0 (1:0)

Autorë i golit: Einarsson V. K. 3’

Stadiumi: Kópavogsvöllur

Shikues: 2000

Arbitër kryesor: Schlager D. (Gjermani)

Kartonë të verdhë: A. L. Ludviksson, H. Gunnlaugsson (Breidablik)

S. Radiç, A. Kasami, E. Maliqi (Struga Trim Lum)

________________________________________________________________________________________________________________

Formacionet:

BREIDABLIK: Einarsson A. A .Einarsson, H. Gunnlaugsson,  D.Muminoviq, V.O Margeirsson, A.R Yeoman, A.L Ludviksson, O. Sigurjonsson, V.K Einarsson, J. D Svanthorsson, K. Olsen, G. Eyjolfsson;

TRAJNER: O.H Thorvaldsson

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, M. Neziri (A. Kasami), S. Radiç, B. Krivanjeva, E. Maliqi, B. Bojku, H. Georgievski (F. Tairi), B. Shabani, H. Ukpa (A. Jahja), M. Mazrekaj, B. Ibraimi;

TRAJNER: Shpëtim Duro

_______________________________________________________________________________________________________________