Disfatë minimale përballë Partizanit

Disfatë minimale përballë kampionëve të Shqipërisë, Partizanit, në ndeshjen e dytë kontrolluese që skuadra jonë e zhvilloi sot në Pogradec të Shqipërisë. Në një ndeshje të fortë dhe të ashpër, skuadra jonë pësoi gol vetëm në pjesën e dytë, kur të dy trajnerët provuan futbollistë edhe nga bankina.

Rastet më të mira për gol skuadra jonë i pati gjatë pjesës së parë, kur fillimisht Bunjamin Shabani u orvat nga një distancë prej 10 metrash, mirëpo në vendin e duhur ishte portieri Rexhepi.

Një rast tjetër ideal, përmes të cilit mund të avansonim përballë skuadrës kampione të Shqipërisë, kishte edhe Mexhit Neziri, mirëpo edhe mbrojtësi ynë nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.

Kështu, pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i Mensah.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje minutat e para me fanellën e Struga Trim Lum i kishte përforcimi më i fundit, Vangjo Zguro, ndërsa gjithashtu nga minuta e 60-të në lojë u inkuadruan edhe dy përforcimet e kësaj merkatoje, Senad Jaroviç dhe Mentor Mazrekaj, që zëvendësuan dyshen sulmuese Besart Ibraimi-Marjan Radeski.

Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë me datë 05 korrik kundër nënkampionëve të Shqipërisë, KF Tiranës. Edhe këtë ndeshje do ta zhvillojmë në Pogradec.