Bunjamin Shabani bëhet futbollisti i parë në historinë e klubit që arrinë shifrën prej 200 ndeshjeve në të gjitha garat. Ai këtë jubile e kurorëzoi me gol në fitoren 3:0 të Struga Trim Lum përballë Shkëndijës së Haraçinës…
Bunjamin Shabani ndeshjen e tij të 200 jubilare me fanellën e Struga Trim Lum e kurroëzoi me gol. Kapiteni ynë realizoi golin e tretë në fitoren 3:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke e nisur kështu sezonin 2026/27 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shabani para fillimit të ndeshjes në shenjë falënderimi për besnikërinë ndaj klubit tonë nga ana e Presidentit, Lum Qyra, pranoi një fanellë speciale me numrin 200, që asoscon në ndeshjet e tij të zhvilluara me fanellën “bardhekuq”.
Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, pasi pikërisht në këtë jubile, Bunjamin Shabani, regjistroi edhe një jubile tjetër. Goli i shënuar ndaj Shkëndijës së Haraçinës, ishte i 40-ti në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Parë, dhe i 29-ti me fanellën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër po zhvillon sezonin e 7-të me rradhë.


















