Barazim 2:2 kundër Bregallnicës në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të, pas së cilës vazhdojmë të ruajmë kryesimin në tabelën e klasifikimit…
Struga Trim Lum në ndeshjen e tretë të këtij edicioni kundër Bregallnicës, regjistroi barazimin e parë, pas atyre dy fitoreve 3:1 dhe 2:1.
2:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të së dielës, në të cilin ishim neve që avansuam të parët me golin e kapitenit Bunjamin Shabani, mirëpo që në fund morrëm vetëm një pikë, falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi.
“Pas gjithë asaj që shfaqëm në pjesën e parë, u duk se do të jetë një ndeshje e lehtë për ne si skuadër, sidomos pas shënimit të golit nga ana e Bunjamin Shabanit, megjithatë në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, ashtu që mirë që barazuam dhe që morrëm një pikë nga kjo ndeshje, që na mban në pozitën e parë. Besoj që kjo është shumë e rëndësishme, pasi mban motivin e futbollistëve, gjithë skuadrës për të luftuar deri në fund, për të mos humbur këtë që e zotërojmë për momentin” – tha trajneri Shpëtim Duro, i cili në ndeshjen e tij të 38-të në kuadër të Ligës së Parë, regjistroi barazimin e 6-të dhe të parin kundër Bregallnicës, ndaj së cilës skuadër deri më tani si kryetrajner i yni kishte regjistruar tre fitore nga po aq ndeshje.
Fundjavën që vjen, në Shkup në kuadër të xhiros së 28-të do të përballemi me Makedonija GJ.P.