Arbi Vosha flet në prag të takimit me Sileksin

Të dielën në Strugë do të jemi nikoqir të Sileksit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 10-të në elitën e futbollit vendor. Nga tabori ynë në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm, ka folur Arbi Vosha…

Sileksi është kundërshtari ynë i rradhës në kampionat. Ende është e freskët disfata e sezonit të kaluar këtu në Strugë, kur edhe përkundër avantazhit 2:0, në fund pësuam disfatë 3:2.

Është ky një mësim i mirë për ndeshjen e së dielës, në prag të së cilës ka folur Arbi Vosha.

“Në skuadër mbizotëron një atmosferë shumë e mirë. Në pushim shkuam pas një fitore të madhe kundër Vardarit. Mirëpo tashmë ajo fitore i takon së kaluarës, e gjithë skuadra tashmë është e koncentruar për ndeshjen e rradhës kundër Sileksit. Mund të them se skuadra është përgatitur mirë, njëjtë sikurse edhe për të gjitha ndeshjet tjera që na presin në vijim. Besojmë se kemi forcë dhe kualitet për të vazhduar me fitore në kampionat.” – u shpreh fillimisht Arbi Vosha.

Shkupjani thotë se Sileksi është një kundërshtarë i papërshtatshëm, ndaj edhe duheshe ta analizojmë më shumë gjatë pushimit.

“Sileksi është një skuadër që din të luaj futboll mirë, megjithatë besoj se e kemi analizuar mirë këtë kundërshtarë dhe se kjo do na ndihmojë që në fund të dalim fitues përballë tyre dhe se në fund tre pikët do mbesin në Strugë, aty ku në fund do festojmë bashkë me tifozët tanë, që besoj se do jenë pranë nesh, me qëllim që fitoren tonë ta bëjnë edhe më të lehtë.” – deklaroi Arbi Vosha, i cili të dielën pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 10 me fanellën e Struga Trim Lum.

Ndryshe ndeshja ndaj Sileksit të dielën do të jetë e 13-ta personale për Voshën, i cili deri më tani 5 herë iu është gëzuar fitoreve ndaj skuadrës nga Kratova.