Në një ndeshje me 7 gola, mundemi minimalisht nga polakët e LKS Lodz në ndeshjen e fundit në Antalia të Turqisë, aty ku nesër mbyllim fazën kryesore të përgatitjeve. 4:3 doli të jetë rezultati përfundimtarë, derisa autorë të golave për skuadrën tonë ishin, Radeski dhe Ibraimi, i cili realizoi dy gola….
Pjesa e parë ishte shumë më interesante dhe në të u shënuan plotë 4 gola, nga dy në secilën anë. Ky 45 minutësh solli shumë emocione, por edhe një lojë shumë të bukur nga të dyja skuadrat.
Loja e shpejtë, pasimet e njëpasnjëshme dhe presioni që në pjesën e kundërshtarit, ishte paralajmërimi më i mirë se në këtë ndeshje do të ketë më shumë gola. Dhe kështu ndodhi, pasi goli i parë, u realizua vetëm pas 7 minutave, kur Letniovski, na ndëshkoi duke tundur rrjetën e Qoshevskit.
Kundërpërgjigjja nga ana e skuadrës tonë erdhi shpejtë, pasi në minutën e 23-të, Marjan Radeski pasi pranoi një top brenda zonës kundërshtare nga ana e Ibraimit, me mjaft mjeshtëri arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Dawid Arndt, duke barazuar shifrat në 1:1.
Mirëpo këtu nuk ishte fundi i emocioneve në pjesën e parë të këtij takimi, pasi polakët në minutën e 33-të me anë të Dani Ramirez kaluan sërish në epërsi, ndërkohë në minutën e 39-të, Besart Ibraimi me një eurogol të vërtetë të shënuar nga gjuajtja e lirë arriti që të barazojë rezultatin në 2:2.
Vlen të theksohet se trajneri Duro në minutën e 30-të ishte i detyruar që të zëvendësojë kapitenin Bunjamin Shabani, i cili ankohej në një dëmtim të natyrës më të lehtë, ndërsa duke mos dashur të rrezikojë fare, kishte vendosur që të pushoj mbrojtësin Sava Radiç.
Kalkulimet nga ana e trajnerit Duro, duke dashur që të provojë të gjithë futbollistët, vazhduan edhe në pjesën e dytë, në të cilën ishim neve që shënuam të parët, duke kaluar në epërsi falë penaltisë saktë të ekzekutuar nga Besart Ibraimi në minutën e 57-të.
Pavarësisht këtij goli, skuadra jonë vazhdoi me lojë të hapur, dhe me lojtar të rinj në fushë, siç ishte Bassirou Compaore, i cili pasi përfitoi penaltinë e ekzekutuar saktë nga Ibraimi, në aksionin e rradhës, servoi një top në afërsi për Radeskin, goditja e të cilit nga distanca përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.
Pas këtij rasti të shpërdoruar, ekipi kundërshtarë në minutën e 64-të na ndëshkoi me anë të Dani Ramirez, që në ato momente shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për LKS Lodz, për barazim të rezultatit në 3:3.
Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 81-të, kur ekipi polak përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi spanjolli Pirulo.
Minutat e fundit sollën sërish emocione, me futbollistët tanë që tentuan barazimin, mirëpo pa e arritur dot.
Kështu, ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë i mbyllim me dy disfata dhe një barazim, mirëpo me disa përgatitje shumë të mira këtu në tokën turke, ku për gjatë këtyre dy javëve futbollistët me shumë profesionalizëm kryenin detyrat e dhëna nga stafi teknik me në krye trajnerin Shpëtim Duro.
Ekipi nesër do të rikthehet në Strugë, aty ku do të vijojmë edhe fazën e tretë të përgatitjeve, para startit të stinorit pranveror në Ligën e Parë, aty ku ndeshjen e parë do ta zhvillojmë me datë 18 shkurt kundër Rabotniçkit në Shkup.
Ndërkohë prova gjenerale para startit të sezonit të ri do të jetë ajo kundër Tikveshit me datë 10 shkurt.
________________________________________________________________________________________________________________
Ndeshje miqësore | ŁKS Łódź – FK Struga 4:3 (2:2)
Autorë të golave: 1:0 Jakub Letniowski (9′), 1:1 Marjan Radeski (25′), 2:1 Dani Ramirez (34′) 2:2 Besart Ibraimi (39′), 2:3 Besart Ibraimi (55′ penalti), 3: 3 Dani Ramirez (64′), 4:3 Pirulo (81′ penalti)
Arbitër kryesor: Tomasz Wajda
FORMACIONET:
ŁKS Lodz: Dawid Arndt – Bartosz Szeliga, Rahil Mammadov, Marcin Flis, Riza Durmishi, Michał Mokrzycki, Jakub Letniowski, Dani Ramirez (68′ Engjell Hoti), Jędrzej Zając, Husein Baliç, Oliwier Sławiński.
Trajner: Piotr Stokowiec.
FC Struga Trim Lum: Vedran Qoshevski – Edis Maliqi, Hristijan Georgievski, Besart Krivanjeva, Nikola Vlajkoviç, Vangjel Zguro, Ard Kasami, Bunjamin Shabani, Mentor Mazrekaj, Besart Ibraimi, Marjan Radeski.
Trajner: Shpetim Duro.