AntalyaCamp, nesër miqësorja kundër polakëve të Korona Kielce

Të premtën në Antalia të Turqisë do të zhvillojmë takimin e dytë në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror…

E premtja është e rezervuar për ndeshjen e dytë në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra po zhvillon edhe fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Kundështarë i yni nesër do të jetë ekipi polak i Korona Kielce.

Do të jetë kjo hera e parë që takohemi me këtë skuadër, që garon në elitën e futbollit të Polonisë.

Ndeshja Struga Trim Lum – Korona Kielce zhvillohet nesër në “Megasaray Football Center” me fillim në ora 11:00 sipas kohës tonë lokale dhe13:00, sipas kohës në Turqi.