Të hënën do të zhvillojmë kontrolluesen e parë në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra është akomoduar që nga dita e djeshme. Kundërshtarë i yni i parë do të jetë skuadra e njohur hungareze e Debrecen…
www.fcstruga.com___________________________________________________________________________________________
Ekipi gjatë ditës së djeshme arriti në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve. Me të arritur në Antalia, trajneri Qatip Osmani filloi të zbatojë plan-programin e stërvitjeve, e ku theks të veçantë po i jepet aspektit fizik dhe tekniko taktik.
Ndërkohë ekipi e sheh veten gati edhe për kontrolluesen e parë, që do ta zhvillojmë nesër (e hënë) kundër hungarezëve të Debrecen.
Është kjo ndeshja e parë nga gjithsej 5 të caktuara në kuadër të këtyre përgatitjeve në Antalia, aty ku ekipi do të qëndrojë deri me datë 01 shkurt.
Ndeshja Struga Trim Lum – Debrecen do të zhvillohet në “Emirhan Sports Center” në Antalia me fillim në ora 13:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa 15:00 me orën turke.
Antalia Camp/Bunjamin Shabani & Stefan Spirovski
