Data 1 gusht do të mbahet mend gjatë kohë nga talenti Agon Demiri, i cili bëri debutimin me fanellën e ekipit të parë të Struga Trim Lum, në testin miqësor ndaj GFK Ohrid Lihnidos që përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të skuadrës tonë…
Adoleshenca është një nga periudhat më delikate dhe është e vështirë që djemve të kësaj moshe t’u marrësh më të mirën, kjo pasi shumica prej tyre nuk janë të përgatitur për sfidën që i pret.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Agon Demirin, djaloshin 16-vjeçar, që dje kundër GFK Ohrid Lihnidos bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Struga Trim Lum.
Demiri në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë për t’u bërë një ndër lojtarët më të rinj që ka debutuar në historinë e klubit tonë që nga themelimi.
Me vetëm 16 vjet e 6 ditë, i njëjti do të vazhdojë të stërvitet me ekipin e parë, kjo me kërkesë të trajnerit Bledi Shkëmbi, që te Demiri sheh një talent të rrallë, e që realisht duhet shfrytëzuar për në të ardhmen.


















