8 golashënues në 13 ndeshjet e deritanishme kundër FC Shkupit

Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani, Nemanja Bosançiç, Besmir Bojku, Klisman Cake, Nijaz Lena dhe Abdylhadi Jahja janë futbollistët që kanë gjetur rrjetën ndaj e skuadrës së FC Shkupit në 13 ndeshjet e deritanishme…

Struga Trim Lum është takuar 13 herë me FC Shkupin në ndeshjet zyrtare të Ligës së Parë. Dhe në këto 13 ndeshje, neve kemi shënuar 15 gola me 8 autorë të ndryshëm.

Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani, Nemanja Bosançiç, Besmir Bojku, Klisman Cake, Nijaz Lena dhe Abdylhadi Jahja janë futbollistët që janë shënuar në listën e golashënuesve, ndërsa të shtunën vetëm 4 prej tyre, Shabani, Ibraimi, Bojku dhe Radeski do të kenë mundësinë të shënojnë përsëri, kur skuadrat takohen në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.