Seria prej 6 fitoreve dhe 2 barazimeve me Shëptim Duron në krye ka sjellë një motivacion shtesë te skuadra jonë, për më tepër që në këto 8 ndeshje kampionale, skuadra ka rritur dukshëm efikasitetin e saj, duke realizuar 18 gola dhe duke pranuar vetëm 5.
Pikërisht shifra 5 mund të jetë deçizive, kjo pasi 3 xhiro para fundit të sezonit 2022/2023 kemi 5 pikë epërsi ndaj Shkëndijës së Tetovës, e që në fund mund të na e sigurojnë edhe titullin.
Madje të njëjtin mund ta festojmë që këtë të diele në Strugë, në rast se në kuadër të xhiros së 31-të dalim fitues përballë Sileksit, ndërsa në anën tjetër FC Shkupi barazon, apo fiton ndaj Shkëndijës.
Janë këto vetëm pjesë e kalkulimeve dhe matematikave, të cilat duhet ti zgjedhim vetë, pasi gjithçka është në duart tona.
3 finale ndaj skuadrave si Sileksi, Shkëndija dhe FC Shkupi, e ku na nevojiten vetëm 4 pikë për të bërë ëndërrën realitet, janë treguesi më i mirë se Struga Trim Lum është në rrugën e duhur për tu shpallur kampion, mirëpo se në këtë rrugëtim të gjatë që kemi bërë, finishin shpresojmë ta kemi të plotë, me ju të dashur strugan dhe tifoz të skuadrës tonë, që me mbështetjen e juaj do ishit bërë pjesë e historisë më të lavdishme të skuadrës së themeluar vetëm 8 vite më parë.
Me punë të sinqertë dhe përkushtim të madh, suksesi nuk mungon, ndaj besojmë fuqishëm se ky është vetëm hapi i parë drejt suksesve të mëdha të Struga Trim Lum, që një finale tjetër të madhe do ta zhvillojë me 20 mars kundër Makedonija GJ.P.