vs

Përmbledhje

Fitore e madhe ndaj Shkëndijës në Strumicë 💪💪💪
Fitore e madhe, e mbi të gjitha më se e merituar për skuadrën tonë në transfertën ndaj #Shkëndijës në Strumicë. 2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë në favor të F.C. Struga, skuadër kjo që në tërësi ishte kundërshtarë më i mirë se ekipi “kuqezi”.
Fitoren tonë në këtë përballje e paralajmëroi HRISTIJAN MALESKI, i cili kishte marrë besimin e trajnerit ZAHARIEVSKI, në vend të BESART IBRAIMIT, vendim ky që në fund u tregua edhe si i duhuri, pasi që të dy në fund dolën të jenë arkitektët e fitores së F.C. Struga.
Ndryshe MALESKI në minutën e 25-të ishte shumë afër golit, mirëpo tarverza i buzëqeshi Kostadin Zahovit.
Ky i fundit doli të jetë më i suksesshëm se futbollistët tanë, VALENTIN KOÇOSKI dhe BESMIR BOJKUT edhe në minutat 35 dhe 36, ndërsa me një intervenim bravuroz ndali edhe goditjen e BOJKUT në minutën e 43-të nga gjjuajtja e lirë.
Krejt fare në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të skuadrës sonë, Klisman Cake i Shkëndijës ndali në mënyrë të palejuar Abdylhadi Jahjën, me ç’rast arbitri kryesor Aleksandar Stavrev me plotë të drejtë i tregoi kartonin e kuq.
Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri ZAHARIEVSKI vendosi që në lojë të inkuadrojë edhe BESART IBRAIMIN, prezenca e të cilit solli një freski edhe më të madhe në repartin e sulmit, duke bërë që F.C. Struga të jetë shumë më e rrezikshme dhe mbi të gjitha që shfrytëzonte rastet.
Kësisoj në minutën e 50-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, UKPA pasoi në të majtë për MALESKIN, i cili si një tren i shpejtë u fut brenda zonës kundërshtare dhe me të majtën e tij shënoi për 1:0.
Ky gol sikurse çliroi edhe më shumë futbollistët tanë, të cilët thjesht vallëzonin në fushë dhe ishin shumë të sigurtë në pasimet e tyre.
Një kundërzbritje tjetër, solli në një pozitë shumë të volitshme VALENTIN KOÇOSKIN, i cili dështoi të shënojë para portierit Zahov.
Megjithatë ky i fundit nuk mundi të ndal dot mjeshtrin e golit BESART IBRAIMIN në minutën e 70-të, kur ky i fundit me shumë zgjuarsi i dalë vetëm para portës kundërshtare arriti që të shënojë edhe golin e dytë për F.C. Struga, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e katërt nga po aq ndeshje për skuadrën tonë.
Deri në fund të takimit, Ibraimi tentoi sërish nga distanca, ndërsa një pasim i kërçovarit në minutat e fundit të takimit, bëri që FLAMUR TAIRI të lëshoj një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, por Zahov edhe njëherë tjetër ishte në vendin e duhur.
Në fund fitore me shumë vlera për skuadrën tonë, që vazhdon të ruajë kryesimin, tashmë me 12 pikë, 4 më shumë se Sileksi i vendit të dytë.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
August 28, 2022 4:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 4 90'

Stadiumi

Ak Pandev Stadium
Младост, Ѓуро Салај, Strumica, Municipality of Strumica, Southeastern Region, 2400, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
KF Shkëndija000
FC STRUGA TRIM LUM022

FC STRUGA TRIM LUM

95Vedran Kjosevski Goalkeeper
30Miklovan Pere Defender
19Ard Kasami Midfielder
7Abdulhadi Jahja Midfielder 81'
10Besmir Bojku Midfielder
77Valentin Kocoski Midfielder
22Zija Merxhani Defender 51'
28Hogan Ukpa 9 Midfielder 37'
29Hristijan Maleski 25 Forward 50'
15Fatjon Jusufi 8 Midfielder
8Flamur Tairi 15 Midfielder
9Besart Ibraimi 28 Forward 70'
25Suhejl Muharemi 29 Midfielder 85'
Goals
0
2
Assists
0
0
Yellow Cards
0
5
Red Cards
0
0

KO 37 44 50 50 51 70 78 81 84 85 FT