Përmbledhje
Pas 8 fitoreve të njëpasnjëshme, erdhi edhe barazimi i parë për skuadrën tonë në transfertën në Shkup ndaj #Makedonija GJ.P.
1:1 doli të jetë rezultati përfundimhtarë i këtij takimi, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë, që dhuroi edhe më shumë raste për gol, për dallim nga e para, që nuk ishte edhe aq interesante për të dyja skuadrat.
Në minutën e 53-të, Besart Ibraimi lëshoi një bombë të vërtetë nga rreth 25 metra, mirëpo një super intervenim i portierit vendas, nuk lejoi gëzimin e skuadrës tonë.
Në minutën e 58-të fati ishte me ne, pasi traverza shpëtoi portierin Qoshevski, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë me anë të Bunjamin Shabanit arritëm të shënojmë golin e avantazhit.
Kapiteni ynë me një goditje të mençur nga brendia e zonës gjeti cepin e pambrojtur nga ana e portierit Stevkovski, duke kaluar në avantazh F.C. Struga TRIM & LUM.
Në minutën e 78-të pas harkimit të Shabanit në zonën kundërshtare, mbrojtësi Darko Ilieski ishte shumë pranë golit të dytë, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi për disa centimetra jashtë kuadratit.
Në minutën e 84-të arbitri #Stavrev tregoi në pikën e bardhë për Makedonija GJ.P, pas një moskujdesi të Edis Maliqit, i cili luajti me dorë në zonën tonë, mirëpo goditja e Ermedin Adem përfundoi vetëm jashtë kuadratit.
Megjithatë atë që nuk e bëri Adem nga penaltia, e bëri rezervisti Aleksovski nga loja, kur në minutën e 86-të u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi për 1:1, pas një asisti të Skenderit.
Pas këtij goli neve tentuam të rigjejmë edhe golin e dytë, mirëpo fati nuk ishte me ne, e në veçanti me kapitenin tonë, i cili në minutën e 93-të goditi vetëm mbi traverzë nga një mundësi ideale.
Pas 9 xhirove, F.C. StrugaTRIM & LUM vazhdon të udhëheq bindshëm renditjen tabelare, tashmë me 25 pikë, pas 8 fitoreve dhe barazimit të parë që erdhi sot