FK Akademija Pandev
0 vs 3
FC STRUGA TRIM LUM


Përmbledhje
6 ndeshje, 6 fitore për ekipin tonë, që në këtë mënyrë regjistron startin më të mirë në historinë tonë 7-vjeçare të themelimit. Viktimë e rradhës e F.C. Struga ishte skuadra e Ak.Pandev, ndaj së cilës regjistruam një fitore të pastërt 0:3.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mlladost” në Strumicë vuri në pah edhe njëherë tjetër formën e mirë të futbollistëve tanë, por edhe komponimin e skuadrës, që në përpikshmëri po i zbaton urdhërat e trajnerit Srgjan Zaharievski.
Ky i fundit edhe sot vendosi që ndeshjen ta nis pa Besart Ibraimin, i cili në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, dhe menjëherë dha kontributin e tij.
Megjithatë i pari që shënoi në takimin e sotëm, ishte kapiteni Bunjamin Shabani, i cili mjaft mirë reagoi para portierit Jovanovski në minutën e 32-të, duke e mposhtur me lehtësi për rezultat 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll edhe 45 minutëshi i parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, skuadra jonë shënoi edhe dy gola të tjerë.
Pas një kombinimi të bukur nga e djathta midis Ukpa dhe Jahja, ky i fundit mjaft mirë gjeti brenda zonës kundërshtare, Besart Ibraimin, i cili nuk fali dhe me mjaft mjeshtëri pa probleme mposhti edhe njëherë tjetër në këtë takim, Jovanovskin.
Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e futbollistëve tanë, madje edhe atyre që ndodheshin në bankinë, pasi ishte një paralajmërim për fitoren e rradhës, të cilën me gol vetëm se e konfirmoi Zija Merxhani në minutën e 90-të.
Për F.C. Struga TRIM & LUM ishte kjo fitorja e parë në ndeshjet direkte me Akademia Pandev, por me shumë vlera, pasi ekipi ynë tashmë bindshëm kryeson renditjen me 18 pikë, 7 më shumë se Sileksi dhe Shkëndija që ndajnë pozitën e dytë.
Detaje
Data | Koha | Liga | Sezoni | Dita e ndeshjes | Mbarim i Ndeshjes |
---|---|---|---|---|---|
September 4, 2022 | 3:00 pm | LIGA E PARË E MAQEDONISË | 2023-2024 Season | 6 | 90' |
Rezultati
Ekip | 1st Half | 2nd Half | Goals |
---|---|---|---|
FK Akademija Pandev | 0 | 0 | 0 |
FC STRUGA TRIM LUM | 1 | 2 | 3 |
Goals
Assists
Yellow Cards
Red Cards
0 | 3 |
0 | 0 |
0 | 1 |
0 | 0 |
KO 32 41 46 70 73 88 88 90 FT