Përmbledhje
F.C. Struga TRIM & LUM shënon edhe fitoren e 8-të me rradhë….
#Vazhdojmë
F.C. Struga TRIM & LUM ka regjistruar edhe fitoren e 8-të me rradhë, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë që ka skuadra.
Para djelmoshave të Srgjan Zaharievskit sot në Strugë u dorëzuan edhe futbollistët e Tikveshit, që për në Kavadar i përcollëm me dy gola në rrjetën e tyre, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.
Goli i parë mban firmën e #Besart Ibraimit, i cili më së miri u gjind në tollovinë e krijuar para portës kundërshtare, ndërsa golin e dytë dhe të sigurisë, i cili konfirmoi fitoren e 8-të të njëpasnjëshme të F.C. Struga TRIM & LUM e realizoi mbrojtësi #Darko Ilieski, i cili mjaft mirë priti një top në shtyllën e dytë, pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi.
Me këtë 3 pikësh, F.C. Struga TRIM & LUM tashmë numëron plotë 24 pikë, 10 më shumë se Sileksi i vendit të dytë, ndërsa vlen të theksohet se dy kampionët e fundit, Shkëndija dhe FC Shkupi renditen në pozitat 3 dhe 4, me 12, gjegjësisht 11 pikë.