vs

Përmbledhje

Vazhdojmë pa gabime, vjen edhe fitorja e 7️⃣-të me rradhë
7️⃣ ndeshje, 7️⃣ fitore për skuadrën tonë të zemrës, që në këtë mënyrë vazhdon të gëzoj gjithë tifozët strugan.
Sot në terren vendas mundëm #Skopjen me rezultatin 3:0, edhe pse i njëjti mund të ishte edhe më i thellë në rast se arrinim të shfrytëzonim edhe disa raste tjera të krijuara nga ana e futbollistëve tanë.
Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol në rrjetën e mysafirëve, edhe atë falë Hristijan Maleskit, i cili përfitoi nga një devijim i portierit, Efremov.
Ilieski me një diagonale të gjatë gjeti para zonës Zija Merxhanin, i cili si një tren i shpejtë u fut brenda zonës kundërshtare, duke arritur edhe të godas, mirëpo goditjen e tij e ndali portieri kundërshtarë, por jo edhe të Maleskit që përfitoi nga rasti dhe nga afërsia shënoi për 1:0.
Pjesa e dytë doli të jetë edhe më efikase për skuadrën tonë, kjo falë edhe strategjisë së trajnerit Zaharievski, i cili vendosi që ekipi të kontrolloj lojën, ndërsa sulmet vinin pas aksioneve mirë të ndërtuara.
Kështu ndodhi në minutën e 52-të, kur pas disa pasimeve të njëpasnjëshme, topi arriti deri te Valentin Koçoski në të majtë, i cili mjaft mirë harkoi para 5-metërshit të portierit Efremov, aty ku pa probleme Besart Ibraimi shënoi për 2:0.
Në minutën e 67-të mysafirët pretenduan për një penalti, mirëpo arbitri kryesor tregoi vetëm goditje dënimi, ndërsa pas një reagimi të mirë të mbrojtjes tanë, vijoi një kundërsulm i shpejtë, me Shabanin, i cili pasoi për Sava Radiç, goditjen e të cilit me një intervenim bravuroz e ndali portieri kundërshtarë.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe në minutën e 71-të, Bunjamin Shabani shënoi një super gol me të djathtën e tij, duke zgjidhur në ato momente çështjen e fituesit.
Pas këtij goli, vetëm dy minuta më pas erdhi edhe goli i katërt, këtë herë me autorë Besart Ibraimin, mirëpo festën e tij e prishi arbitri anësor që tregoi pozitë jashtëloje, mirëpo jo për faj të vetë bomberit kërçovar, por të Abdylhadi Jahja, i cili sipas arbitrëve kishte penguar portierin kundërshtarë për të intervenuar.
Besart Ibraimi golin e dytë personal pati mundësinë ta realizojë edhe në minutën e 85-të, mirëpo goditjen e tij të fuqishme nga brendia e zonës, Efremov e devijoi në rivënie nga këndi.
Potieri mysafir reagoi mjaft mirë edhe në minutën e 87-të, pas një super aksioni të treshes, Shabani-Ibraimi-Jahja, me këtë të fundit që doli të jetë i pafat, pasi nga afërsia goditi vetëm shtyllën.
Në fund fitore me rezultat 3:0 për F.C. Struga TRIM & LUM, që vazhdon të jetë e pagabueshme në sezonin 2022/23, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e 7-të nga po aq ndeshje të zhvilluara.
21 pikë në 7 ndeshje për F.C. Struga, që lë pas në këtë mënyrë skuadrat si Sileksi (14), Shkëndija (11) dhe FC Shkupi (10).

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
September 11, 2022 3:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 7 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM123
FC Voska Sport000

FC STRUGA TRIM LUM

95Vedran Kjosevski Goalkeeper
55Sava Radic Defender
19Ard Kasami 30 Midfielder
22Zija Merxhani 7 Defender
10Besmir Bojku Midfielder 74'
28Hogan Ukpa 15 Midfielder
77Valentin Kocoski 24 Midfielder
11Bunjamin Shabani Midfielder 71'
9Besart Ibraimi Forward 52'
29Hristijan Maleski 8 Forward 33'
24Edis Malikji 77 Defender
15Fatjon Jusufi 28 Midfielder
7Abdulhadi Jahja 22 Midfielder 78'
30Miklovan Pere 19 Defender
8Flamur Tairi 29 Midfielder
Goals
3
0
Assists
0
0
Yellow Cards
2
0
Red Cards
0
0

KO 33 46 52 60 69 71 74 75 75 78 FT