vs

Përmbledhje

Fitorja fiton në peshë, pasi gati 20 minutat e fundit i luajtëm me një futbollistë më pak në fushë dhe arritëm të shënojmë golin e fitores⚽️
F.C. Struga vazhdon serinë e fitoreve në elitën e futbollit vendor. Skuadra strugane sot realizoi edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, teksa viktimë e rradhës ishte skuadra e Sileksit nga Kratova.
2:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Strugë, ku protagonistë kryesor doli te jetë dyshja, SHABANI – IBRAIMI.
F.C. Struga që nga fillimi morri inciativën, mirëpo përveç posedimit të topit, të përzgjedhurit e trajnerit SRGJAN ZAHARIEVSKI nuk rrezikuan më konkretisht portierin mysafir, Bozhinovski.
Ky i fundit në vështirësi u vu në minutën e 26-të, kur dyshja SHABANI-IBRAIMI mjaft mirë kombinuan në zonën kundërshtare, me këtë të fundit që goditi me të majtën e tij, por në vendin e duhur ishte portieri mysafir.
Dyshja SHABANI-IBRAIMI ishte në element edhe në minutën e 30-të, kur bukur kombinuan mes tyre, me ç’rast bomberi kërçovar u ndalua në mënyrë të palejuar brenda zonës, duke bërë që arbitri kryesor të tregoj në pikën e bardhë.
Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri vetë IBRAIMI ⚽️⚽️, i cili nuk gaboi dhe në minutën e 31-të shënoi për 1:0☑️☑️☑️.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesën e dytë e nisëm edhe më furishëm, mirëpo tentativat e BOJKUT apo edhe IBRAIMIT nuk dhanë rezultat.
Në minutën e 68-të, MERXHANI ndërpret një aksion të mysafirëve në zonën e tyre, topi arrin deri te BOJKU, i cili pason me të parën për IBRAIMIN, i cili godet nga e djathta e zonës kundërshtare, mirëpo vetëm jashtë kuadratit.
Nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas, IBRAIMI luajti rolin e asistuesit, duke gjetur të vetmuar në zonën kundërshtare ZIJA MERXHANIN, mirëpo ky i fundit reagoi mjaft dobët para portierit Bozhinovski.
Dhe kur nuk shfrytëzohen rastet, vjen dënimi, ndërsa kjo na ndodhi në minutën e 72-të, kur mysafirët përmes këmbëshpejtit, Ristovski, arritën të barazojnë shifrat në 1:1.
Që problemet të jenë edhe më të mëdha për skuadrën tonë në këtë ndeshje, ndikoi edhe kartoni i kuq i DARKO ILIESKIT në minutën e 74-të, i cili në ato momente u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë edhe përkundër disavantazhit numerik në fushë, djelmoshat tanë nuk u dorëzuan dhe të prirë edhe nga tifozët e pranishëm në stadium, në minutën e 82-të gjetën sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me anë të kapitenit BUNJAMIN SHABANI 🔴⚪️, i cili shënoi një super gol me një goditje nga distanca.
Ky gol u tregua edhe si vendimtarë në fitoren tonë të 5-të nga po aq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni, me ç’rast me plotë meritë i prijmë tabelës së klasifikimit me 15 pikë, 5 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
August 31, 2022 3:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 5 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM112
FK Sileks011

FC STRUGA TRIM LUM

95Vedran Kjosevski Goalkeeper
30Miklovan Pere Defender
19Ard Kasami Midfielder
7Abdulhadi Jahja 77 Midfielder
10Besmir Bojku Midfielder
28Hogan Ukpa Midfielder 89'
22Zija Merxhani Defender 79'
11Bunjamin Shabani Midfielder 82'
83'
9Besart Ibraimi 29 Forward 32'
25Suhejl Muharemi 15 Midfielder 45'
15Fatjon Jusufi 25 Midfielder
29Hristijan Maleski 9 Forward
77Valentin Kocoski 7 Midfielder
Goals
2
0
Assists
0
0
Yellow Cards
5
0
Red Cards
1
0

KO 32 45 46 46 50 74 79 82 83 85 89 FT