vs

Përmbledhje

Sërish barazojmë ndaj Makedonija Gj.P ‼️
Edhe një barazim tjetër identik 0:0 brenda pak ditësh me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që po tregohet kockë e fortë për ne në kampionat. Edhe në këtë ndeshje rastet ishin për skuadrën tonë, ndërsa mysafirët i’a arritën të mbrohen mirë për gjatë gjithë ndeshjes, duke mos menduar thuajse fare në golin tonë.
Në saje të një loje të tillë të aplikuar nga mysafirët, shanset tona për të shënuar ishin shumë të vogla, pasi kishte momente kur Makedonija GJ.P mbroheshe edhe me 9 lojtarë.
Valentin Koçoski në minutën e 72-të pati mundësinë më të mirë për të shënuar, mirëpo goditja e tij nga brendia e zonës me këmbën e majtë përfundoi vetëm jashtë kuadratit. Në aksionin e rradhës, që erdhi pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi, edhe Sava Radiç tentoi të shënojë, mirëpo në momentin e fundit i njëjti u pengua nga ana e njërit prej mbrojtësve të skuadrës mysafire, që e devijoi topin në rivënie nga këndi.
Në minutën e 76-të një rivënie tjetër e ekzekutuar nga skuadra jonë, vuri në vështirësi sërish portierin mysafir Stevkovski, që grushtoi topin, duke pastruar rrezikun para portës së tij.
Pas disa pasimeve të sakta para zonës kundërshtare, Koçoski me të majtën e tij tentoi të shënojë sërish në minutën e 84-të, mirëpo edhe njëherë tjetër në vendin e duhur ishte Stevkovski.
Në minutën e 86-të arbitri kryesor ndëshkoi me të verdhë lojtarin tonë, Ukpa, pasi ky i fundit sipas tij kishte simuluar për penalti pas duelit që pati në zonën kundërshtare me Esmin Liçina.
Hogan Ukpa u kanos edhe në minutën e fundit të takimit, këtë herë me një goditje nga distanca, megjithatë rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas 5 minutave shtesë të lojës.
Edhe pas këtij barazimi, Struga Trim Lum vazhdon të ruajë pozitën e parë në renditje, tashmë me 43 pikë, dy më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë.
Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë në Shkup përballë Rabotniçkit.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
March 12, 2023 2:00 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 23 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM000
FK Makedonija Gj.P000

FC STRUGA TRIM LUM

95Vedran Kjosevski Goalkeeper
6Mexhit Neziri Defender
55Sava Radic Defender
16Besart Krivanjeva Defender
29Hristijan Maleski 8 Forward
19Ard Kasami 28 Midfielder
77Valentin Kocoski Midfielder
11Bunjamin Shabani Midfielder
22Zija Merxhani 24 Defender
9Besart Ibraimi 15 Forward
14Marjan Radeski Forward
15Fatjon Jusufi 9 Midfielder
8Flamur Tairi 29 Midfielder
24Edis Malikji 22 Defender
28Hogan Ukpa 19 Midfielder
Goals
0
0
Assists
0
0
Yellow Cards
0
0
Red Cards
0
0

KO 38 46 46 69 FT