vs

Përmbledhje

F.C. Struga – POBEDA 3:0

Sezonin e ri 2022/23 e kemi nisur me këmbë të mbarë, teksa sot në ndeshjen hapëse e mundëm #Pobedën me rezultatin 3:0.
#BesartIbraimi i’a doli të shënojë dy gola në këtë ndeshje, derisa #FatjonJusufi pak minuta para fundit shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve nga #Prilepi.
Ekipi ynë ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë, #BesartIbraimi golin e parë në këtë takim e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë pranoi një top para zonës kundërshtare nga ana e #HoganUkpa dhe nuk fali, duke shënuar për 1:0.
Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë të F.C. Struga, kur #Shabani ndërpreu një aksion të mysafirëve në zonën tonë, ndërsa edhe pse ishte ndaluar në mënyrë të palejuar, arbitri kryesor tregoi që loja të vazhdojë, ndërsa në vazhdim të aksionit #Ibraimi kreu detyrën e tij, duke shënuar golin e parë në një ndeshje zyrtare me ekipin tonë.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të mysafirëve dhe një super intervenimi të #VedranKjoshevskit, i cili që në ndeshjen e tij të parë tregoi shumë siguri për portën tonë, që mbeti e paprekur deri në fund.
Në anën tjetër pas një aksioni të bukur, #BesartIbraimi në minutën e #63-të me të majtën e tij shënoi edhe golin e dytë personal për rezultat 2:0.
#Ibraimi pati edhe disa tentativa tjera për gol, mirëpo në dy raste mjaft mirë intervenoi portieri kundërshtarë, i cili lirisht mund të themi se ishte figura kryesore te skuadra e #Pobedës, pavarësisht se skuadra nga #Prilepi pranoi 3 gola.
Goli i tretë doli të jetë pjesë e rezervistit #FatjonJusufit, i cili pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e #Maleskit, me të majtën e tij shënoi golin debutues me fanellën e F.C. Struga.
Kujtojmë, #Ibraimi dhe #Jusufi ishin edhe golashënuesit më të mirë të skuadrës sonë gjatë ndeshjeve kontrolluese, ndërsa një gjë të tillë e dëshmuan edhe në takimin e parë të sezonit 2022/23, i cili besojmë të jetë i frytshëm për ekipin tonë.

Detaje

Data Koha Liga Sezoni Dita e ndeshjes Mbarim i Ndeshjes
August 6, 2022 4:30 pm LIGA E PARË E MAQEDONISË 2023-2024 Season 1 90'

Stadiumi

Stadiumi i Qytetit Strugë
Struga III, Struga, Municipality of Struga, Southwestern Region, 6330, North Macedonia

Rezultati

Ekip1st Half2nd HalfGoals
FC STRUGA TRIM LUM123
FK Vardar000

FC STRUGA TRIM LUM

95Vedran Kjosevski Goalkeeper
55Sava Radic 30 Defender
19Ard Kasami Midfielder
7Abdulhadi Jahja 8 Midfielder
28Hogan Ukpa 15 Midfielder
10Besmir Bojku Midfielder
22Zija Merxhani Defender
11Bunjamin Shabani Midfielder
9Besart Ibraimi 29 Forward 47', 63'
25Suhejl Muharemi 77 Midfielder
8Flamur Tairi 7 Midfielder
15Fatjon Jusufi 28 Midfielder 85'
29Hristijan Maleski 9 Forward
30Miklovan Pere 55 Defender
77Valentin Kocoski 25 Midfielder
Goals
3
0
Assists
0
0
Yellow Cards
2
0
Red Cards
0
0

KO 47 59 59 63 78 85 85 85 FT