Marjan Radeski autori i golit të parë të sezonit 2026/27

Marjan Radeski është autori i golit të parë për sezonin 2026/27…

Marjan Radeski ka shënuar golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum për sezonin 2026/27. Një ndër sulmuesit më me përvojë në elitën e futbollit vendor, shënoi golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës.

Radeski shënoi në minutën e 23-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin në zonë të Memetriza Hamza.

Për Marjan Radeskin ishte ky goli numër 34 me fanellën e Struga Trim Lum në të gjitha kompeticionet, ndërsa i 28-ti në ndeshjet e Ligës së Parë.

Radeski pjesë e Struga Trim Lum është që nga janari i vitit 2023, ndërsa sezoni më i mirë për të rezulton të jetë ai 2023/24, kur në 33 ndeshje kishte regjistruar 15 gola dhe 7 asistime.

Edhe atë edicion, Marjan Radeski kishte shënuar golin e parë të sezonit që në ndeshjen hapëse kundër Gostivarit, që e kishim fituar me shifrat 2:0. Në atë ndeshje Radeski shënonte në minutën e 21-të, ndërsa të shtunën kundër Shkëndijës së Haraçinës shënoi vetëm dy minuta më vonë (23’).

Vlen të theksohet se po atë edicion, Struga Trim Lum u shpall kampione e Maqedonisë për herë të dytë në histori. Mbetet të shihet nëse historia do të përsëritet sërish…⁉