RAPORTI I NDESHJES | STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA HARAÇINË 3:0

Struga Trim Lum ka mundur 3:0 Shkëndijën e Haraçinës në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2026/27. Marjan Radeski dhe Hammond Agamah shënuan golat gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Bunjamin Shabani shënoi edhe një gol tjetër në rrjetën e haraçinasve…

Fitore 3:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2026/27 kundër Shkëndijës së Haraçinës. E gjithë skuadra ishte në nivelin e duhur, duke kënaqur edhe trajnerit Bledi Shkëmbi, që sot ndaj skuadrës debutuese në Ligën e Parë, provoi të gjithë 5 lojtarët e rinj, që na u bashkuan gjatë merkatos së verës.

Andrej Jovçevski në portë, Landrit Rama në mbrojtje dhe Hammond Agamah në sulm, e nisën ndeshjen që nga minuta  e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan edhe Egzon Belica dhe Amir Nuhija.

Ishte pikërisht sulmuesi ganez i lindur në Francës, që u kanos i pari në këtë ndeshje, pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, mirëpo në fund ishte portieri i mysafirëve Stolevski që doli fitues.

Në minutën e 18-të, Lassana Diako provoi me një goditje nga distanca, mirëpo pa arritur që të shënojë.

Goli erdhi në aksionin e rradhës, që rrodhi nga krahu i majtë. Pape Fall pasoi për kapitenin Bunjamin Shabani shumë pranë zonës kundërshtare, ndërsa i njëjti duke pasur parasysh pozitën e tij jo të mirë, i kthyer me shpinë, vendosi që të dërgoj topin në krah deri te Memetriza Hamza, e majta e të cilit brenda zonës kundërshtare gjeti Marjan Radeskin, që shënoi golin e parë të takimit.

Pak para fundit të pjesës së parë, një diagonale e gjatë nga ana e portierit Jovçevski, gjeti të vetmuar para portës kundërshtare sulmuesin Agamah, i cili nuk fali dhe në fund i’a doli të shënojë për 2:0.

Dy golat epërsi gjatë pjesës së parë sollën një siguri shtesë për skuadrën tonë, që në pjesën e dytë u paraqit edhe më mirë, pavarësisht se shënuam vetëm një gol.

I njëjti erdhi vetëm pas 7 minutave lojë në këtë pjesë, edhe atë nga penaltia. Alban Roçi nga krahu i djathtë harkoi para golit kundërshtarë, aty ku në mënyrë të palejuar u pengua Agamah, ndërsa arbitri kryesor, Furkan Idrizi, tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Bunjamin Shabani, i cili nuk gaboi dhe shënoi golin e tretë në rrjetën e mysfairëve nga Haraçina.

Ndryshe, ishte ky goli i 40-të i shënuar në Ligën e Parë, aty ku numëron plotë 327 ndeshje, 168 prej të cilëve me fanellën e Struga Trim Lum.

Pas këtij goli pasuan edhe disa raste shumë serioze përmes dyshes Agaham-Radeski, me këtë të fundit, i cili në minutën e 65-të me kokë qëlloi shtyllën pingule të portierit Stolevski.

NDESHJA E RRADHËS

Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë në Shkup, kundër një tjetër skuadre të inkuadruar këtë vit në Ligën e Parë, FC Skopje. Për dallim nga Shkëndija e Haraçinës, që sot debutuan në Ligën e Parë, FC Skopje është rikthyer në mesin e më të mirëve, ashtu që edhe në këtë ndeshje, njëjtë sikurse kundër Shkëndijës së Haraçinës do na duhet një qasje serioze, që në fund të arrijmë qëllimin.

Ndeshjen kundër Skopjes do ta zhvillojmë pas dy javësh (07-08 gusht), për shkak se javën e ardhshme, të dielën bie të jetë 2 gushti, festë kjo shtetërore.

LPFMV, Java 1 | STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA HARAÇINË 3:0

Autorë të golave: M. Radeski 23’, M. Agamah 44’, B. Shabani 52’ (pen.)

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 1500

Arbitër kryesor: Furkan Idrizi

Kartonë të verdhë: M. Radeski, B. Bojku, A. Roçi, A. Nuhija;

FORMACIONI:

A.Jovçevski, L. Diako, L. Rama, P. Fall, A. Vosha (E. Belica 66’), A. Zendeli (A. Roçi 46’), B. Bojku, B. Shabani (A. Nuhija 66’), M. Hamza, M. Radeski (H. Maleski 73’), M. Agamah (A. Aliji 87’);

Trajner: Bledi SHKËMBI;