KOMUNIKATË ZYRTARE | KYRIAKOS MAZOULOUXIS

Me skadimin e kontratës mes dy palëve, Kyriakos Mazoulouxis dhe Struga Trim Lum kanë mbyllur bashkëpunimin…

Pas një edicioni të kaluar me fanellën “kuqebardh’, bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe futbollistit grek Kyriakos Mazoulouxis ka ardhur në përfundim me skadimin e kontratës mes dy palëve.

Struga Trim Lum falënderon futbollistin grek për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit tonë.

Ai ekipit të Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga ekipi i Panionios, duke zhvilluar 24 ndeshje kampionale dhe 1 gol të realizuar përballë FC Shkupit.

Të gjithë nga Struga Trim Lum, grekut Mazoulouxis i urojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e mëtejshme profesionale.